“Pershendetje te gjithve!
Nga sot jam lojtar i FC Fakel Voronezh ne Premier ligen Ruse.
Kjo eshte nje enderr e bere realitet por tani vazhdon nje sfide e re dhe shpresoj tju bej krenar me arritje te tjera.
I falenderoj me zemer ato qe besuan tek une!
Falenderoj ekipet Shamakhi FK dhe FC
Fakel, presidentet, trajneret dhe agjentet qe e bene te mundur kete transferim. Alsid Tafili Eren Koral”.
Me këtë status në profilin e tij të rrjetit social FB, ish futbollsiti i Vllaznisë, Belajdi Pusi, njofton miqtë e tij me lëvizjen e radhës, duke bërë të ditur se karriera e tij, që prej sot do të vazhdoj të jetë në FC Fakel Voronezh të Premier ligën Ruse.
27-vjeçari, prodhim i Akademisë së Futbollit Vllaznia, pasi luajti edhe me ekipin e parë kuqeblu, për hapësira më shumë në fushën e lojës ishte pjesë e rëndësishme e Skënderbeut të Korçës në Superligën shqiptare, dhe më pas për të nisur një aventur tjetër jashtë vendit.
Spikatja e tij në kampionatin Azerbajxhanas, ku luajti që prej vitit 2023, fillimisht me Turan Tovuz dhe më pas me Shamajhi, periudhë ku ai e rrriti jashtë mase në formën e tij sportive, tërhoqi vemendjen e ekipeve e menaxherëve, të cilët i afruan disa oferta nga ekipe me emër, mes të cilave ai preferoi kampionatin rus.
Nga sa bëhet e ditur, për firmosjen e shkodranit Pusi, klubi rus, FC Fakel Voronezh, ka shpenzuar shumën prej 100 mijë eurove.
Veriu Sport, i uron suksese shkodranit Belajdi Pusi në karrieren e tij sportive, me dëshirën dhe shpresën se në një të ardhme, jo shumë të largët, drejtuesit e klubit kuqeblu, do të gjejnë mirëkuptimin, që is futbollisti i tyre të rikthehet në klubin mëmë, aty ku qi e nisi dhe u formua si futbollist.
(Video) Momenti i prezantimit të Beljadi Pusit në FC Fakel Voronezh të Premier ligës Ruse.