Bilardisti i Teutës, Kushtrim Prenga është fituesi i Kampionatit “8 më të mirët për vitin 2025″ në Bilardo (Pool), disiplina 9-gurë, aktivitet ky i organizuar në mjediset e Grand Hotel Europa të qytyetit të Shkodrës nga Federata Shqiptare e Bilardos & Snookerit.

Pjesëmarrës në këtë kampionat ishin 8 bilardistët:
Besar Spahiu(Tiranë)
Sehar Sokoli(Vllaznia)
Julian Xhafa(Apolonia)
Elkjer Kokaj(Laç)
Samuel Marku(Vllaznia)
Astrit Tolaj(Flamurtari)
Mario Bregu(Apolonia)
Kushtrim Prenga(Teuta)
Kampionati ka nisur me takimet e turit të parë, të cilat kanë dhënë këto rezultate:
Besar Spahiu(Tiranë)-Samuel Marku(Vllaznia) 7-3
Julian Xhafa(Apolonia)- Elkjer Kokaj(Laç) 7-5
Astrit Tolaj(Flamurtari)-Sehar Sokoli(Vllaznia) 7-2
Kushtrim Prenga(Teuta)- Mario Bregu(Apolonia) 7-6
Në përfundim të këtyre ndeshjeve janë kualifikuar katër më të mirët: Besar Spahiu, Julian Xhafa, Astrit Tolaj dhe Kushtrim Prenga, të cilët u ballafaquan në dy çifte:
Ndeshjet gjysemfinale:
Besar Spahiu(Tiranë)- Julian Xhafa(Apolonia) 7-4
Astrit Tolaj(Flamurtari)- Kushtrim Prenga(Teuta) 5-7

Ndeshja finale:
Kushtrim Prenga(Teuta)-Besart Spahiu(Tiranë) 7-5
Momenti më kulmor i këtij aktiviteti ishte finalja në mes bilardistit durrsak Kushtrim Prenga dhe Besart Spahiu të Tirana, takim i fituar me rezultatin 7 me 5 nga ana e Prengës, i cili meritoi trofeun përkatës.
Në mbyllje të ndeshjeve është zhvilluar ceremonia e mbylljes së Kampionatit, ku Presidenti i Federatës Shqiptare të Bilardos, Edmond Loku dorëzoi dy kupa. Fillimisht, kupa e parë shkoi për kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci si mikpritës i aktivitetit, të cilën e mori në dorëzim kryetari i shoqatës së bilardos Vllaznia, Idrit Biba. Ndërkohë, përmes duatrokitjeve të të pranishmëve, Roland Panozaqi, antar i kryesisë së Federatës Shqiptare të Bilardos, i dorëzoi bilardistit durrsak, Kushtrim Prenga trofeun e kampionit të Kampionatit “8 më të mirët për vitin 2025″ në Bilardo (Pool), disiplina 9-gurë.
(Video) Pamje nga ndeshja finale të Kampionatit “8 më të mirët për vitin 2025″ në Bilardo, mes Kushtrim Prenga(Teuta)-Besart Spahiu(Tiranë) 7-5, si dhe prononcimet e kampionit Kushtrim Prenga si dhe të kryetarit të shoqatës së bilardos Vllaznia, Idrit Biba, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU



