Monday, November 25, 2024

(Video) Boks-Kuqezinjtë drejt botërorit të Uzbekistanit. Trajneri i kombëtares Zef Gjoni, beson në rezultat pozitiv, por shpreh keqardhjen që nuk do të jetë me skuadrën për shkak të angazhimeve në fushatën elektorale të 14 majit

Lexo

Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror që zhvillohet pas pak ditësh në Uzbekistan. Pjesë e formacionit të Kombëtares kuqezi do të jenë gjashtë boksierë, dy të Vllaznisë me Nelson Hysën dhe Arjon Kajoshin, dy Zenelët e Flamurtarit, si dhe dy boksierë të tjerë nga Tirana.

Në prononcimin e dhënë për mediat, trajneri i kombëtares, Zef Gjoni, vlerëson punën që ai me stafin e tij ka bërë në palestrën e boksit të klubit Vllaznia me dy boksierët shkodranë, Kajoshi dhe Hysa, ndërkohë që një gjë të tillë do të kishte dashur ta bëjë edhe me boksierët e tjerë të përfaqësueses në një grumbullim tre javor në Shkodër, gjë që në fakt ka munguar nga instancat përkatëse të Federatës Shqiptare të Boksit.

Ndërkohë që shprehet optimist për një prezantim dinjitoz të boksierëve kuqezi, trajneri Gjoni shpreh keqardhjen që do të ketë mundësi të jetë me kombëtaren në Uzbekistan, për arsye të angazhimit në fushatën elektorale të 14 majit për Bashkinë Shkodër.

Gjatë prononcimit të tij, bën të ditur se me kombëtaren do të jetë kolegu i tij shkodran Lazarin Vila së bashku me kolegun tjetër nga Vlora, Gëzim Zeneli duke mos i lënë asgjë mangut djemve të kombëtares kuqezi, ndërkohë që thotë se e ndje për obligim qtë jetë në mbështetje të kryetarit të Bashkisë të Partisë Demokratike të Sali Berishes, Bardh Spahia. “Dikush mund te thote se mungesa ime nuk do te ishte problem se nje vote kam, por nuk eshte keshtu. Prania ime ketu do te bejne shume pune, shume vota dhe shuma gjera qe te pakten te jem pjesmarres i fitores se padiskutueshme te Bardh Spahise.”, tha ndër të tjera trajneri Zef Gjoni.

I pyetur për nismën që ai ka marrë që të veshë kuqezi të gjithë boksierët shqiptarë që boksojnë nëpër botë, Gjoni bën të ditur se një pjesë e madhe e tyre i është përgjigjur pozitivisht, ndërkohë që është në pritje edhe të dyshes Florian Marku dhe Kristin Prenga, në mënyrë që Shqipëria të përfaqësohet denjesisht në Turneun Ndërkombëtar të qershorit që xhvillohet në Shkodër.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të kombëtares, Zef Gjoni për mediat, mund ta ndiqni në kanalin zyrtar Veriu Sport në YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img