Saturday, May 18, 2024

Vllaznia dhe Egnatia, dueli i “Loro Boriçit” për një biletë finalisti, formacionet e mundshme

Lexo

Vllaznia dhe Egnatia do te sfidojne njera-tjetren ne gjysemfinalen e Kupes se Shqiperise. Takimi i pare mes tyre do te luhet ne “Loro Boriçi” duke nisur qe nga ora 18:00. Rrogozhinasit po shkruajne historine ne kupe teksa prekin per here te pare gjysemfinalen. Tashme te gjithe ne Rrogozhine shpresojn se ky rrugetim do te vazhdoj drejt finales pasi perball kane “kafshaten” e preferuar. Por nga ana tjeter kuqeblute duan trofeun e trete rresht pasi jane ata fitues ne fuqi te Kupës se Shqiperise.

Bilanci i dy ekipeve perball njera-tjetres e thote diçka te tille. Në 11 sfida mes tyre skuadra e Edlir Tetoves ia ka dal te fitoj 4 sfida, 4 te tjera kan perfunduar ne barazim dhe 3 duele kane shkuar ne favorin e kuqebluve.

Interesant eshte fakti se ne kete sezon shkodranet nuk ja kan dal te fitojn asnje ndeshje. 2 sfida i ka fituar Egnatia ndersa vetem 1 prej tyre ka perfunduar ne barazim. Mbetet te shikohet se cili do te jete fati i Egnatias ne gjysemfinale, nese do ja dale te thelloje diferencat apo rrugetimit te tyre drejt kupes do t’i jap fund Vllaznia.

Formacionet e mundshme

Vllaznia(4-3-3):Qarri, Gurishta(Smajli), Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Jonuzi, Alivoda, H.Marku(Heriç), Hoxhaj, Kaina(Balaj), Latifi. Tranjer:Goce Sedloski

Egnatia(3-5-2):Sherri, Malota, Atanda, Memolla, Fangaj, Agbekpornu, Mellugja(Zejnullai), Fernando, Musta,Xhekson(Paulauskas), Duamena. Tranjer:Edlir Tetova

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img