Mondi Ndou, Melser Abdyli dhe Gjovalin Ndou janë drejtuesit e rinj të klubit të boksit Vllaznia. Prezantimi i tyre është bërë sot nga kryetrajneri i Vllaznisë, Zef Gjoni. Prezentami i tyre është bërë mesditën ne sotme përmes një conference për shtyp dhënë në mjediset e palestres së boksit Vllaznia, kun ë fillim foli trajneri Gjoni, i cili ndër të tjera u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin në fjalë, duke deklaruar se me këto tre biznesmenë, boksi shkodran do të ece shumë larg.
Gjatë flasës së tij, presidenti i Vllaznisë në boks, Mondi Ndou, ka shprehur kënaqësinë që si ish boksier kampion kuqeblu është në këtë detyrë duke garantuar mbështetje teknike dhe në infrastrukturë.
Ndër të tjera, ai premtoi ndërhyrjen në infrastrukturën e palestrës së boksit “Vllaznia” ku do të rikonstruktohet duke u pajisur me mjete modern. Po kështu, presidenti Mondi Ndou bëri të ditur se në dispozicion të ekipit të boksit Vllaznia është vënë një mikrobus i ri për nevojat e shërbimit që ka ekipi brenda dhe jashtë vendit.
Për t’u theksuar është ndërtimi i një palstre moderne boksi në Gjermani, aty ku operojnë tre biznesmenët, në mjediset e së cilës do kenë mundësi të stërviten djemtë e talentuar shkodranë për të qënë gati për aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në vijim ka folur edhe antari i presidences, Melser Abdyli, i cili ashtu si deri më tani shprehu gatishmërinë e kontributit në drejtim të sportit të boksit shkodran duke garantuar se Vllaznia do të vijojë të mbajë fronin e kampiones së Shqipërisë, si dhe të jetë sa më e suksesshme edhe në arenën ndërkombëtare.
(Video) Prezantimi i presidencës së re: Mondi Ndou, Melser Abdyli dhe Gjovalin Ndou dhe firmosja e kontratës zyrtare me klubin e boksit Vllaznia.
Gaspër MARKU