Jurgen Uldedaj ka kthyer ëndrrën në realitet duke mundur mbrëmjen e kaluar rivallin e tij nga Kameruni, Rolly Lambert Fogoum, në një duel ku u vendos çmimi IBO.
Boksieri i talentuar shqiptar, i cili vinte në këtë takim me një rekord prej 29 fitoresh dhe 1 humbjeje arriti që të bënte të vetin titullin duke i shkaktuar humbjen e katërt në karrierë rivalit, i cili numëronte 18 fitore dhe një barazim.

Uldedaj e dominosi ndeshjen dhe siguroi fitoren pas disa raundeve të ekuilibruara, duke u shpallur fitues në “O₂ Arena” në Londër. Ky është një sukses historik për boksin shqiptar, pasi Uldedaj bëhet boksieri i parë nga Shqipëria që arrin një titull botëror në këtë kategori.
“Kampion i botës IBO – ëndrra u bë realitet! Sot është dita që kam ëndërruar gjithë jetën time. Pas shumë viteve sakrifice, mundi dhe besimi në Zot, u shpalla Kampion i Botës IBO në peshën cruiser. Ky titull nuk është vetëm i imi – është për gjithë shqiptarët kudo që janë.
“FALEMINDERIT NGA ZEMRA.
Dua t’ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për urimet e panumërta për fitoren. Çdo mesazh, çdo fjalë dhe çdo lutje më kanë dhënë forcë në rrugën drejt këtij momenti historik.
Jam krenar që arrita të shpallem Kampion Bote IBO në kategorinë Cruiser, dhe mbi të gjitha, që këtë fitore ia dedikoj Shqipërisë.
Ky është vetëm fillimi.
Faleminderit që më keni qëndruar pranë në çdo hap!
#Uldedaj #IBOChampion #Albania #HistoryMade #WorldChampion #TeamUldedaj””, shkruan kampioni i botës, Jurgen Uldedaj në postimin e tij të rrjetit social, FB.



