Monday, November 25, 2024

(Video) Boks Profesionist. Shkëlqen Arjon Kajoshi, mund me nokaut në raundin e tretë, boshnjakun, Edis Dzambas. Fitorja e 9-të radhazi për kampionin shkodran

Lexo

Boksieri i talentuar shkodran, Arjon Kajoshi ka realizuar fitoren e nëntë radhazi në boksin profesionist. Një gjë të tillë e ka bërë mbrëmjen e së premtes në Turneun e boksit profesionist të organizuar në Tuz në Malit të Zi.

Nga 6 ndeshje të kategorisë profesioniste që kishte programi i këtij turneu, njëri prej tyre i ishte rezervuar boksierit shkodran Arjon Kajoshi për t’u përballur me kampionin e Bosnje Hercegovines, Edis Dzambas.

Sipas kalendarit, sfida në fjalë ka qënë e katërta dhe sipas organizatorëve ka qënë më e bukura e krejt turneut. Kjo, pasi boksieri shkodran Arjon Kajoshi, i cili shoqërohej nga kryetrajneri i kombëtares shqiptare, Zef Gjoni, si dhe trajneri i Vllaznisë, Jetmir Kuçi, ka shkëlëer në ring.

Dy raundet e para luftarake me sulme dhe kundrasulme nga të dy boksieret, ndërkohë që fillimi i rasundit të tretë ka qënë spektakolar për Kajoshin, ku pas një breshërie goditjes disa sekondëshe ndaj kundërshtarit ka detyruar trajnerin e boshnjakut  Edis Dzambas, ta tërheqë nga ringu boksierin e tij. Fitore kjo që është shoqëruar nga brohoritjet e tifozërisë tuziane, thuajse tërësisht me popullsi shqiptare.

Për kampionin shkodran, kjo ishte fitorja e nëntë në nëntë ndeshje të zhvilluara, duke e përmirësuar akoma më shumë bilancin pozitiv, çka e rritë edhe lart pozicionin e tij në ranglisten botërore, ku deri përpara ndeshjes ishte i 299-ti në renditje.

(Video) Ndeshja e boksierit shkodran profesionist, Arjon Kajoshi, i cili mundi me nokaut boshnjakun, Edis Dzambas.)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img