Saturday, July 27, 2024

(Intervista) Futbolli Amator-Krijuesi i FSHF Sunday League Albania Jurgen Demneri, tregon fillimet si dhe zbulon daten e nisjes per edicionin e ri se bashku me ndryshimin e formatit.

Lexo

Futbolli amator ne Shqiperi eshte mjaft i perhapur prej disa vitesh tashme. Jo te gjithe ia dalin te behen profesionist per arsye nga me te ndryshmet ndaj kalçetot siç i njohim ndryshe jan ato “dritare endrrash” ku te gjithe mund te prekin sadopak topin me te cilin jan dashuruar miliona njerez ne bote.

Ne dy vitet e fundit nje risi mjaft interesante ne Shqiperi eshte ajo e Sunday League dhe kampionatet rajonale 5×5. Nje kampionat i mirefillte e i strukturuar qe ka bashkuar djem e burra me nje enderr te mbetur ne tentative per tu bere futbolliste dhe ish-lojtar profesioniste qe ende nuk ua ben zemra te ndahen me topin.

Ne nje interviste ekskluzive per “Veriu Sport” krijuesi i FSHF Sunday League Albania Jurgen Demneri ka treguar gjere e gjate hapat e para te çeljes se kesaj nisme ndersa zbulon edhe daten e nisjes per edicionin e ri se bashku me ndryshimin e formatit.

Demneri gjithashtu zbuloi edhe nje risi te veçante siç eshte ajo e e kanalit te ri ne YouTube se bashku me nje emision sportiv kushtuar futbollit amator qe do te lançohet ne nisje te kampionatit.

-FSHF Sunday League dhe kampionatet rajonale 5×5, nje risi ne futbollin shqiptar. Si lindi ideja dhe sa e veshtire ishte te arrihej ky objektiv?

Ideja per te nisur FSHF Sunday League Albania u pa si nje munges per futbollin amator shqiptar ku siç dihet fushat e gjelberta ne Shqiperi jan te mbushura nga futbollistet amator qe luajn çdo dite.

Lindi Sunday League Albania pas nje certifikimi te mar nga Sunday League ne Angli dhe suportit te FSHF. Patjeter qe.u prit shume mire nga te gjitha ekipet pjesemarese ku ne nje kohe rekord prej nje jave u regjistruan plot 24 ekipe!

Futbolli 5×5 ose kalçeto siç e njohim ndryshe eshte mjaft masiv ne vendin ton dhe me suportin e FSHF duke i dhuruar uniforma e duke paguar te gjitha shpenzimet qe kerkon nje ndeshje arritem te bejm 140 ekipe te regjistruara ne te gjithe Shqiperine. Presidenti i FSHF z.Armando Duka eshte kujdesur personalisht qe per futbollin amator te ofrohen gjithmone kushtet perfekte per zhvillimin e nje ndeshje.

Une jam detajist dhe per mua ka qene shume e veshtire qe te arrija perfeksionin qe ne vitin e pare. Por me ndihmen e te gjitheve dhe patjeter me ndihmen e FSHF-se besoj se ja kemi arritur qellimit ta kthejm kete lige ne nje lige ku te gjithe e gjejne veten.

-Sezonin e fundit mund ta quajm te mbyllur me sukses dhe çfar surprizash rezervon sezoni i ri?

Sezoni i fundit ishte nje sezon mjaft i suksesshem. 34 ekipe garuan per te dal kampion ku ne fund ekipi i Kastrioteve arriti te kurorezohej si fituesi!

Ne sezonin e ri do te vazhdojme ti japim mundesin te gjitheve per te fituar nje çmim dhe perseri do te kemi 4 kupa per te cilat konkurohet. Risia me e fundit do te jete nje kanal ne YouTube dhe nje emision mujor ku do te diskutohet mbi te gjitha kompeticionet amatore!

Ne futbollin 5×5 do te kemi nje risi qe nuk do te luhet  me dy faza por do te jete me nje faze te vetme dhe do te shtohet dhe Kupa e Shqiperis ku te gjitha rajonet do te luajne per te shpallur kampionin e Kupes se Shqiperise e cila do te mari emrin e nje ish-futbollisti te njohur shqiptar.

-Cila do te jete data e nisjes?

Data e nisjes parashikohet të jetë 18 shtatori por jemi ne varesi si do te ecim me regjistrimet dhe sa do te jene te gatshem ekipet per te qene gati!

-Sa ekipe pjesemarese do te jene dhe a do te kete ndryshim formati si ai i Superiores?

Parashikohet te kemi 36 ekipe pjesemarese ne FSHF Sunday League Albania dhe 160 ekipe pjesemarese ne futbollin 5×5.

Formatet do te jene ndryshe nga Superioria ku ne te dy kompeticionet do te kemi fazen e grupeve dhe me pas sistemin Play-Off per te shpallur kampionet!

-A ka lojtare apo ish-lojtare trajnere apo dhe arbitra te cilet i jan bashkuar kesaj nisme? Si ka qene angazhimi i tyre?

Kemi shume ish-lojtar dhe patjeter dhe lojtare te rendesishem qe i japin tonin kampionateve amatore.

Federata shqiptare e futbollit eshte kujdesur qe futbollistet amator te ndihen si profesionist dhe per kete eshte vleresuar çdo ndeshje ku spikasin ato te Play-Off qe vlen te permendet se arbitrat kan qene emra si Juxhin Xhaja,Enea Jorgji,Kridens Meta e te tjere.

-Neper video te ndryshme ne rrjete sociale kemi degjuar “britma” e atmosfere si ne stadiume. A ka patur nje interes nga tifozet kjo nisme?

Tifozet ne Sunday League jan te shumte! Sunday League organizohet edhe ne Korçe ku marrin pjese 16 ekipe 11×11 dhe finalja e vitit te fundit duke pare kerkesen e tifozeve, u zhvillua ne stadiumin “Skenderbeu” ku pati nje numer shume te madh tifozesh!

Vete presidenti Armando Duka ishte prezent per te dhene Kupen dhe u ndje i surprizuar qe si mundej aq shume njerez te vinin per te suportuar nje ekip amator.

Pra a mund te themi qe Futbolli 5×5 eshte kthyer ne diçka masive ne vendin tone apo eshtë ende heret?

Te gjitha sportet amatore ne FSHF jan kthyer ne diçka masive FSHF Sunday League,Futbolli 5×5,Futsal,futbolli i plazhit jane te gjitha projekte per te cilat po punohet shume qe te kemi nje masivizim sa me te madh te tyre.

Te mos harrojme dhe rezultatin historik te Kombetares shqiptare ne Boterorin ne Esen. Te jesh pjese e 32 me te mirave eshte padyshim krenari.

Rezultati i Kombetares shqiptare te Soca Albania ne Boterorin Esen 2023 ishte nje rezultat fantastik! Nuk kam pare ndonjeher suport si ai qe ne kemi patur ne Gjermani!

4000 persona çdo ndeshje qe brohorisnin per te suportuar lojtaret tane gje te cilen shpresoj shume te ndodhi ne datat 16-17 shtator ne Tirane ku siç dhe e kemi publikuar Kombetarja jone do te beje 2 miqesore luksi kunder Kombetares se Italise si nje pergatitje para Europianit dhe kualifikueseve per Boterorin 2024!

Fatos Lamaj

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img