Shkodra po bëhet gati të presë një turne shumë të rëndësishëm të boksit profesionit. Prej disa ditësh në palestrën e boksit Vllaznia, boksierët profesionistë, Arjon Kajoshi, Nelson Hysa, Bekin Vjerdha, Senad Drini, Xhulio Vrenozi, po përgatiten intensivish nën drejtimin e trajnerëve Zef Gjoni, Jetmir Kuqi dhe Lazarin Vila, për tu ngjitur në ring me datë 22 janar, në një natë ku krahas boksit profesionist do të ketë edhe ndeshje amatore.
Sipas trajnerit të Vllanzisë dhe ekipit kombëtar, Zef Gjoni, nisur nga niveli cilësor i boksierëve pjesëmarrës që vijnë nga Anglia, Bjellorusia, Bosnja, etj, turneu i datës 22 do të dhurojë spektakël në ring. Sipas programit të hartuar, ndeshjet e Turneut të Boksit Profesionist do nisin në orën 17:00 të datës 22 janar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, mes të cilave do të jenë kater ndeshje profesioniste dhe disa të tjera amatore.
Roli i tifozëve në këtë turne pritet të jetë shume i madh. Ndaj, trajneri Zef Gjoni, i bën thirrje dashamirësve të boksit të jenë sa më të shumtë në mbështetje të boksierëve shqiptarë.
(Video) Pamje nga seanca stërvitore e boksierëve profesionistë për turneun profesionist që do të zhvillohet me datë 22 në Shkodër)