(Video) BOKS Profesionist-Tjetër fitore e Nelson Hysës. Shkodrani mposhti në Stadiumin e Ipswich me knockout, gjermanin Patrik Korte dhe shpallet kampion Europe në federaten më të rëndësishme të botës WBO

23 ndeshje, 23 fitore dhe 0 humbje, ku 21 nga duelet janë të mbyllur me knockout. Ky është bilanci i boksierit shkodran, Nelson Hysa, i cili ka vite që mban lart emrin e Shqipërisë në boks!

Arritjet e tij nëboksin amator, si pjesë e ekipit të Vlaznisë dhe ekipit kombëtar, janë 22 vite kampion i Shqipërise dhe medalja e parë europiane në boksin amator, ndërkohë që tani në boksin profesionist po shkruan historinë e Shqipërisë dhe të Europes.

Fitorja e fundit e kampionit Hysa është regjistruar u regjisatrua në Stadiumin e Ipsëich të Anglisë duke u shpallur  Kampion i Europës në federaten më të rëndësishme të botës WBO.

Kundërshtari i Nelson Hysës në këtë ndeshje ishte boksieri gjerman Patrik Korte, në karrieren e të cilit regjistrohen 22 fitore. Një duel ky i dominuar tërësisht nga kampioni shkodran, ku epërsia e tij në raundin e parë ishte e dukshme.

Ndërkohë, në raundin e dytë, goditjet e tij u shtuan edhe më të forta dhe precise në kokën e kundërshtarit, i cili u shemb në tapet duke mos arritur të ngrihet për të vijuar ndeshjen edhe pas numërimit të arbitrit te ringut.

Në këtë mënyrë, regjistrohet një tjetër fitore për superkampionin Nelson Hysa, e 23-ta radhazi në 23 ndeshje, me 0 humbje, ku 21 prej tyre janë të mbyllura me knockout.

Një fitore kjo që e rendit Hyses në vendin e 11-të në bote për Federaten WBO ku është edhe kampion i Europes, ndërkohë që në renditjen botërore, i nënti në federaten WBA.

(Video) Pamje nga moment i knockout-it realizuar nga Hysa, si dhe prononcimi për publikun pas ndeshjes.

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu