Saturday, May 18, 2024

(Video) Boks-Talenti 19 vjeçar, Besjor Gjetja, premton titullin kampion me të rriturit(Kampionati Kombëtar-Vlorë 7-9 tetor)

Lexo

Nesër pasdite, në pallatin e sportit “Flamurtari” të Vlorës fillon Kampionati Kombëtar i Boksit për të rritur. Një kampionat, ku sipas informacioneve më të fundit pritet të jetë ndër më të luftuarit. Kjo, pasi përpos Vllaznisë 24 herë kampione e Shqipërisë dhe që synon titullin e 25-të ekipor, pretendentë për trofeun në fjalë janë edhe Flamurtari vendas dhe Tirana, ekipe që janë përforcuar për të ndalur ecurinë e titujve të Vllaznisë.

Në gjirin e ekipit të Vllazninë në këtë kampionat do të jetë edhe boksieri i talentuar, 19 vjeçari Besjor Gjetja, djali i ish boksierit të shquar profesionist Besnik Gjetja. Ndonëse për të është hera e parë që garon me të rriturit, ai premton titullin kampion individual në peshën e tij.

Ndër të tjera, Besjori, thotë se pasioni dhe nxitja për t’u angazhuar me boksin e ka ardhur nga babai i tij, Besnik Gjetja, prej të cilit thotë se ka marrë më shumë në aspektin teknik.

(Video) Talenti shkodran i boksit, 19 vjeçari Besjor Gjetja, premton titullin kampion me të rriturit)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img