Monday, September 16, 2024

(Video) BOKS-Vllaznia e nis me katër fitore Kampionatin Kombëtar U18. Triumfojnë Lala, Troshani, Gurra dhe Gjetja

Lexo

Kampionati Kombëtar i Boksit për kategorinë e moshës së të rinjëve deri në 18 vjeç, ka zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi ditën e parë të konkurimit, ku në ring janë prezantuar 12 çiftet e para. Mes tyre kanë qënë edhe gjashtë boksierë të Vllaznisë që janë ndeshur në peshat përkatëse. Ndër to, katër prej tyre kanë dalë fitues dhe dy janë mundur.

Konkretisht, me fitore e ka mbyllur ndeshjen e tij boksieri i peshës 63 kg. Prela, i cili mundi me rezultain e pastër 3 me 0 rivalin e tij Lala të Partizanit. Fitorja e dyhtë në ditën e parë për Vllazninë vjen në peshën deri në 71 kilogram ku Troshani mund me rezultatin e ngushtë 2 me 1, Kukelin e Tiranës. Dy fitoret e tjera kuqeblu, regjistrohen në peshat e rënda, me Gurën në peshën deri në 86 kilogram që mund me rezultatin e pastër 3-0 Metajn e Apolonisë, si dhe Gjetjen që mund po 3-0 Çulajn e Flamurtarit.

Ndërkohë, megjithë luftën e fortë sportive, dy boksierët e tjerë të Vllaznisë, Shehu dhe Doniku, nuk kanë arritur të dalin fitues. Shehu është munduar nga Myrto i Apolonisë në peshën deri në 60 kilogram dhe Doniku nga Alla i Tiranës në peshën deri në 67 kilogram.

Kampionati Kombëtar i të rinjëve deri në 18 vjeç vazhdon me ditën e dytë që zhvillohet pasditen e së shtunës si dhe mbyllet të dielën me ndeshjet finale që do të zhvillohen në orët e paradites.

Rezultatet e ndeshjeve të ditës ës parë-K. Kombëtar U18

Pesha 54 kg. K. Meçani(Partizani)-S. Xixi(Studenti), fiton Xixi 0-3

Pesha 60 kg. A. Myrto(Apolonia)-A. Shehu(Vllaznia), fiton Myrto 0-3

Pesha 63 kg. R. Taçe(Teuta)-J. Daçi(Studenti) , Fiton Daç 0-3

Pesha 63 kg. S. Lala(Partizani)-T. Prela(Vllaznia), fiton Prela 0-3

Pesha 67 kg. E. Doniku(Vllaznia)-F. Alla(Tirana), fiton Alla o-3

Pesha 67 kg. M. Ejup(Elbasani)-E. Brako(Studenti), fiton Brako 1-2

Pesha 71 kg. M. Kukeli(Tirana)-K. Troshani(Vllaznia), fiton Troshani 1-2

Pesha 71 kg. O. Koroveshaj(Apolonia)-A. Koçi(Studenti), fiton Koçi 0-3

Pesha 80 kg. E. Çeku(Elbasani)-M. Toska(Tomorri), fiton Toska 0-3,

Pesha 86  F. Kabili(Studenti)-D. Çoku(Partizani), fiton Doku 0-3

Pesha 86 kg. R. Gurra(Vllaznia)-G. Metaj(Apolonia), fiton Gura 3-0

Pesha +92 kg. D. Gjetja(Vllaznia)-L. Çulaj(Flamurtari), fiton Gjetja 3-0

(Video) Pamje nga ndeshjet e ditës së parë të Kampionatit Kombëtar të Boksit U18-Shkodër

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img