Wednesday, May 15, 2024

(Video) !!Boom Boom!!…Vllaznia basket meshkuj përforcohet me amerikanin e katërt. Dy’quavis Wilkins, gati për sfidën e së dielës, Vllaznia-Teuta, ora 18:00 në “Qazim Dervishi”, çerekfinalja e Kupës së Shqipërisë

Lexo

Vllaznia e basketbollit për meshkuj ka realizuar një goditje cilësore në merkaton dimërore. Mbrëmjen e së premtes, me skuadrën kuqeblu është bashkuar një tjetër amerikan duke e çuar në katër numrin e  basketbollistëve që vijnë nga kontinenti i largët.  Bëhet fjalë për Dy’quavis Wilkins, i cili në pjesën e parë të sezonit u aktivizua në ekipin e Flamurtarit, por pas ftesës së bërë nga stafi i Vllaznisë, preferoi që për fazën e dytë të veshë uniformën kuqeblu.

Lojtari në fjalë, luan në pozicion 4 ose 5, një rol që për Vllazninë ishte e nevojshme ardhja e një basketbollisti të tillë, ku me siguri prania e tij në fushën e lojës do t’i japë më shumë siguri skuadrës kuqeblu në luftën në tabelë e më tej.

Dyquavis ka mbyllur fazën e parë si një nga lojtarët me atatistikat më të mira në Kampionatin Kombëtar të basketbollit.

Në këtë seancë të parë stërvitore me Vllazninë, trajneri Damian Bekteshi është parë të punojë shumë me të në aspektin individual duke u përpjekur ta ingranojë sa më shumë me skuadrën, pasi me të gjitha gjasat, Dy’quavis Wilkins, do të jetë në formacionin kuqeblu në sfidën e së dielës me Teutën e Durrësit.

Sfida në fjalë, Vllaznia-Teuta, luhet mbrëmjen e së dielës ora 18:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është e vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Në objektivin e Vllaznisë është fitimi i këtij dueli duke synuar që kompeticionit të Kupës t’i shkohet deri në fund.

(Video) Amerikani Dy’quavis Wilkins në seancën e parë stërvitore me Vllazninë basket meshkuj. Pragndeshja e së dielës, Vllaznia-Teuta, çerekfinalja e Kupës së Shqipërisë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img