Thursday, September 19, 2024

(Video) Brtdariç: Kemi lënë pas stresin e eleminimit nga Valur, po punojmë shumë fizikisht, por sidomos edhe psikologjikisht, që të jemi gati për sfidën ndaj Partizanit!

Lexo

Vllaznia kaloi me jo pak vuajtje miqësoren e parë pas Europës. Ekipi i Thomas Brdariç mposhti në shtëpi me shifrat minimale Burrelin, teksa pas ndeshjes trajneri i shkodranëve ka folur për mediat. Ai është shprehur se është ende në kërkim të formacionit titullar për në kampionat, ndërsa thekson se ka ende punë për të bërë me skuadrën e tij. Brdariç tregon se çfarë duhet të rregullojnë kuqeblutë, si edhe mendjen e ka që tani te Partizani, për ta përgatitur ekipin sa më mirë.

Si e patë paraqitjen e ekipit tuaj në këtë miqësore?

E rëndësishme është që ne gjetëm një organizim të rëndësishëm në lojë. Kishim një bosht të mirë. Taktikisht krijuam disa raste shënimi. Në disa pjesë të fushës mund të bëjmë më mirë. Po provojmë të gjejmë zgjidhje sa më të mira për të ardhmen, në mënyrë që lojtarët të ndihen sa më mirë kur janë në fushën e lojës. Është diçka e mirë që morëm një fitore.

A është e gatshme kjo skuadër për Superioren?

Për mua ishte e rëndësishme që secili të kishte mundësinë për të luajtur të paktën 25 minuta, në mënyrë që të jemi të aftë t’i gjykojmë më mirë. Kemi shumë punë për të bërë. Duhet të ‘shkundemi’ pak nga ajo çfarë ndodhi, sidomos javën e fundit. Kemi bërë stërvitje të mirë. Do të jemi të përgatitur për kampionatin. Kemi dhe 2-3 ndeshje për të luajtur dhe më pas do të përpiqemi të gjejmë formacionin më të mirë për sfidën ndaj Partizanit.

Çfarë do të duhet të rregulloni?

Është shumë e thjeshtë, në futboll duhet të lëvizësh, duhet të jesh sa më i saktë. Nëse do të arrish majën, duhet të japësh maksimumin. Humbja e topit është diçka e papranueshme sidomos kur je duke luajtur në kampionat, përndryshe ajo do të na ‘vrasë’ ne. Më pëlqen t’u tregojmë tifozëve një futboll ofensiv, t’u tregojmë që ne dimë të shënojmë, por pikësëpari unë duhet të punoj me ekipin tim. Duhet të reduktojmë gabimet individuale.

A do të ndërhyjë sërish Vllaznia në merkato?

Do të shohim për lojtarë të rinj dhe do të vendosim nëse janë të duhurit për Vllazninë.

E keni kaluar atë eliminim, që duket se ende ka lënë pasoja?

Duhet kuptuar që nuk është e lehtë të përjetojmë atë humbje kundër Valurit. Duhet të punojmë jashtëzakonisht shumë fizikisht, por sidomos edhe psikologjikisht, që të jemi gati për sfidën ndaj Partizanit. Kemi edhe 3 javë dhe hap pas hapi do të ecim përpara. Mos të harrojmë që Valuri ishte në mes të kampionatit dhe kishte shumë minuta në këmbë, kishte lojtarë me shumë eksperiencë. Duhet të mësojmë shpejt dhe besoj që së bashku do të shkojmë në drejtimin e duhur.

Admir URUÇI

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img