(Video) Ceremoni-Nis në Shkodër Kampionati Botëror i Futbollit për policinë IPA (International Police Association). Atmosferë festive në stadiumin “Loro Boriçi”

Stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës, mbrënjen e së mërkurës ka qënë i pushtuar nga policët, të cilët janë pjesë e Kampionatit Botëror të futbollit, i pari i këtij lloji që organizohet nga organizata ndërkombëtare e policisë IPA me president Skënder Doda dhe zv.president Ardian Zaganjori.

Ky i fundit, sipas organizatorë është ideuesi i aktivitetit, poropozimet e të cilit, u mbështeten nga Policia e Shteti dhe Ministria e Brendshme, dhe që në bashkëpumin me Bashkinë Shkodër, Klubin e Futbollit Vllaznia dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, arritën ta konkretizonin një event të tillë, i cili futet në histori duke u organizuar pikërisht në Shkodër.

Dhe, Shkodra, këtu ku ka lindur futbolli për herë të parë në Shqipëri në vitin, 1905, këtu ku është luajtur ndeshja e parë ndërkombëtare më 1913, këtu ku në vitin 2005 u luajt për herë të parë futboll në Shqipëri, këtu ku dy vite më herët u zhvillua Kampionati i Parë Europian i Futbollit për priftërinjtë, rregjistrohet një tjetër datë historike, ku në qershor 2025 zhvillohet Kampionati i Parë i Futbollit për Policinë.

Një aktivitet ky, me pjesëmarrjen e rreth 600 forcave policie, përfaqësues të 23 shteteve, që mbrëmjen e së mërkurës së 4 qershorit u shoqërua me një ceremoni madhështore organizuar në stadiumin “Loro Boriçi” me pjesëmarrjen e të gjithë delegacioneve sportive nga bota.

I nisur me interpretimin e himnit kombëtar të Shqipërisë si dhe të IPA botërore, ceremonia u hap me përshëndetjen e presidentit të IPA Shqipëri Skënder Doda për të vijuar me Presidentin e organizatës IPA Botërore Martin Hoff  dhe të Ministrit të  Brendshem të Shqipërisë, Ervin Hoxha.

Në vijim, organizatorët afruan për të pranishmit një koncert me valle dhe këngë nga artistët shkodranë.

(Video) Më gjërësisht, ju ftojmë të ndiqni një video përmbledhëse të ceremonisë së hapjes së Kampionatit Botëror të futbollit për policië IPA, regjistruar nga Veriu Sport.

Gaspër MARKU-4 qershor 2025

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu