(Video) Çiklizëm-15 vjeçari Luis Margjoni i Vllaznisë, fitues i trofeut “Dita e Veres” për Kategorinë Kadet

Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan organizuan aktivitetin tradicional të përvitshëm, Kupa “Dita e Veres”.

Një aktivitet ky, ku morën pjesë 70 sportistë, përfaqësues të 10 ekipeve më të mira të Shqipërisë të të gjitha grupmoshave deri edhe për vetereranë. Pjesë e konkurimit të këtij turneu ishte edhe Vllaznia e drejtuar nga trajneri Leonat Kola, e cila konkuroi me një ekip të plotë duke bërë një përfaqësim mjaft të mirë në disiplinat përkatëse.

Spikatjen më të madhe nga ekipi kuqeblutë në këtë aktivitet e ka bërë çiklisti i talentuar i Luis Margjoni, i cili është shpallur fitues i trofeut në konkurimin e Kategorisë Kadet.

Një sukses ky i merituar për këtë sportist, i cili është vetëm 15 vjeç dhe që në debutimin e tij të parë në kampionat dominon mbi të gjithë rivalët e tij duke mbërritur i pari në finish me kohën 32 minuta dhe 32 sekonda.

Pas shkodranit Margjoni, në vend të dytë për kategorinë Kadet u rendit, Nedion Demiri i Skënderbeut me kohën 32 minuta dhe 32 sekonda dhe në vend të tretë, Skerdi Gjoni i Flamurtarit me kohën 34 minuta dhe 20 sekonda.

Një prezantim ky i shkëlqyr i këtij sportisti, që për nga të dhënat që disponon, si dhe në veçanti pasionin që ka për këtë sporti, trajneri i tij Leonat Kola, beson shumë në një të ardhme të shkëlqyer të këtij çiklisti.

Në disiplinat e tjera, për kategorinë U-23, fitues është shpallur Olsian Veliaj i Tirtanës me 19 minujta dhe 52 sekonda. Për kategorinë Junior, fitues është shpallur Leo Piku i Studentit me me kohë 25 minuta dhe 40 sekonda. Për kategorinë e femrave, fituese e vendit të parë ishte Marsela Luzi e Teutës me kohën 45 minuta dhe 6 sekonda dhe për veteranë, ish çiklisti, Petrit Doçi.

Pas  “Kupës së Veres 2025”, Federata Shqiptare e Çiklizmit ka gati aktivitetin e radhës, “Kupën Demokracia”, e cila do të zhvillohet javën e ardhshme në qytetin e Kavajës.

Fatmir POPJA

(Video) Pamje nga aktiviteti, “Kupa e Veres” në çiklizëm, organizuar në Elbasan   

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu