Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër kanë përkujtuar ish kampionin e madh të çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar ndarë nga jeta 13 vite më parë, duke organizuar për dy ditë me radhë Kupën tradicionale me emrin e tij. Etapa e parë, Tiranë Shkodër është shoqëruar me një luftë të fortë sportive, ku tonin kësaj etape ia kanë dhënë çiklistët e Vllaznisë, por që në finishin e lagjes Parrucë, i pari ka mbërritur Olsian Velia i Tiranës. Pas përfundimit të garës, në mjediset e Bashkisë Shkodër është organizuar ceremonia e ndarjes së diplomave për fituesit e etapës së parë.
Ndërsa për ditën e dytë, në kategorinë Junior, vendin e parë e meritoi Visar Nuhaj nga Kosova, çiklist ky që fitoi edhe edhe etapën e parë. Vendi i dytë për këtë kategori i takoi Leo Pikut të Studentit dhe i treti Habib Llanaj të ekipit Besa e Kavajës.
Për kategorinë U23 Elitë, të parët në finish mbërritën dyshja e Tiranës, Henri Hysa dhe Olsian Velia, me Hysën që mori vendin e parë duke lënë në vend të dytë kolegun e tij bardheblu Olsian Velia, i cili në klasifikimin e dy etapave ishte më i miri. Edhe vendi i tretë në këtë disiplinë i takoi ekipit të Tiranës, me çiklistin Vladimir Pinto.
Ndërkohë, Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër kanë hapur ekspozitën: 100 vjet çiklizëm në Shqipëri, ku në fjalen e tij pershendetese, Presidenti i Federates Shqiptare te Çiklizmit z.Skender Anxhaku shprehu mirnjohjen e thelle per bashkepunimin me Bashkinë Shkodër për ndihmesen ne organizimimin e ketij trofeu, si dhe mikpritjen dyditore te te gjitha ekipeve pjesmarrese.
Nje falenderim i veçante shkoj nga ana e presidentit edhe per Policine e shtetit dhe konkretisht për sekrotin e qarkullimit të Qarkut Shkodër, pa te cilen, siguria e sportisteve gjate gares do te ishte e pamundur.
Rezultatet teknike
Etapa e parë: Euro Park-Mbikalimi Rrëshen-Shkodër 135 klm e gjatë
Kategoria Junior
1) Visar Nuhaj Kosova 2h56m34s
2) Leo Piku Studenti 2h58m02s
3) Habib Llanaj Besa 2h58m03s
Kategoria U23/Elite
1) Olsian Veliaj Tirana 2h53m27s
2) Henri Hysa Tirana 2h54m40s
3) Vladimir Pinto Tirana 2h54m41s
Etapa e dytë: Shkodër-Mbikalimi Rrëshen-Shkodër 108 klm e gjatë
Kategoria Junior
1) Visar Nuhaj Kosova 2h20m06s
2) Leo Piku Studenti 2h21m50s
3) Habib Llanaj Besa 2h29m15s
Kategoria U23/Elite
1) Henri Hysa Tirana 2h11m27s
2) Olsian Velia Tirana 2h11m28s
3) Blerton Nuha Kosova 2h20min6s
(Video) Pamje nga etapa e parë dhe e dytë e Kupës “Agim Tafili 2025)