Friday, September 20, 2024

(Video) Deborah Keçi dhe Xhuda Kruti dhe Ensar Zeçiç dhe Aleksandar Marojeviç, fitues të “Shkodra Beach Volley 2024”. Turneu Ndërkombëtar i radhës në plazhin e Velipojës

Lexo

Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Vollejbollit,vazhdon traditën e organizimit të aktiviteteve kulturore dhe sportive në Plazhin e Velipojës. Ndër të tjera, sporti i volejbollit në rërë është ai që nuk mungon të zhvillohet në këtë pikë turistike që prej vitit 2015.

Në edicionin e nëntë të radhës të zhvilluar  në një nga sheshet publike të pushuesve të Velipojës garuan mbi 42 pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria, përfshirë edhe sportistë të huaj duke i dhënë turneut ngjyrat ndërkombëtare.

Nën prezencën edhe të drejtorit të sporteve në Bashkinë Shkodër, Auron Miloti dhe inspektorit Alban Hasani, ndërkohë që në organizim spikaste Antonio Shabanai, edhe ky specialist pranë zyrës së sportit në Bashki, dita e dytë, e cila ishte edhe edhe më e bukura e aktivitetit, pasi në fushë ballafaqimin e çifteve finaliste.

Emocione të shumta përcolli finalja e Shkodra Beach Volley 2024, apo volejbollit në rërë, siç njihet në opinionin sportiv, ku Deborah Keçi dhe Xhuda Kruti nga njëra anë dhe Lyra Pireva së bashku me Merilona Avdullahu  nga ana tjetër morën duartrokitje të shumta nga tifozëria e pranishme, e cila përbëhej nga pushues të shumtë që kanë zgjedhur Velipojën këtë verë për të shijuar ujin dhe klimën e pastër të bregdetit velipojak.

Në përfundim, fitues ka dalë dyshja nga Tirana, Deborah Kaçi dhe Xhuda Kuti duke lënë në vendin e dytë dyshen Lyra Pireva -Merilona Avdullahu, ndërkophë që në vend të tretë është renditur dyshja e volejvollisteve të huaja, Andjela Josiç – Katarina Simovski.

Me shumë rivalitet dhe emocione janë zhvilluar edhe ndeshjet e meshkujve, ku në finale janë ndeshur dyshja malazeze Ensar Zeçiç dhe Aleksandar Marojeviç, të cilët merituan vendin e parë duke sfiduar dyshen e volejbollistëve të njohur profesionistë nga Tirana, Beldi Metani – Osman Qepa. Ndërkohë, vendi i trete në finalet e  Shkodra Beach Volley 2024, i takoj dyshes së volejbollistëve nga Tirana, Ermail Maliqi – Ledion Martiro.

Ajo që ia vlen të theksohet është se edhe pse aktiviteti zhvillohej në Shkodër dhe në të konkuronin emra të njohor të volejbollit shkodran dhe më gjërë, si Fatjon Çekini e Nikolin Qafarena, Gersi Luja dhe Erind Doniku, Juri Lumanaj dhe Gilman Talani, Zamir Vjerdha dhe Eldi Hasani, asnjë ri nga këtu nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesit.

Kampionati volejbollit në rërë, “Beach Volley”, që konsiderohet aktiviteti më i madh i sportit për sezonin veror në plazhin e Velipojës ishte i pari që u zhvillua nën kujdesin e zyrës së sporteve pranë Bashkisë Shkodër në bashkëpunim edhe me Federatën Shqiptare të Volejbollit. Ndërkohë, nga sa bëhet e ditur, gjatë ditëve në vazhdim, programi i aktiviteteve sportive në plazhin e Velipojës pritet të vijohet edhe me sporte të tjerë të ujit.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img