(Video) Derbi verior, Tërbuni-Besëlidhja. Pas suksesit në Koplik, trajneri i pukjanëve Sinan Bardhi, kërkon 3 pikëshin e radhës!

Screenshot

Faza e dytë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e dytë ka prezantuar një Tërbun ndryshe nga ai i fazës së parë ku realisht pati jo pak luhatje duke lënë pikë edhe me ekipe modeste.
Me katër pikë në dy ndeshjet e fundit në transfertë, barazim 1-1 me Basianin dhe fitores 0-1 me Veleçikun, pukjanët kërkojnë fitoren në përballjen e sotme ndaj lezhjanëvë.
Për sfidën në fjalë, Tërbuni-Veleçiku, trajneri Sinan Bardhi, shprehet optimist për 3 pikëshin e radhës. Në prononcimin e dhënë pas fitorës në Koplik, Bardhi, teksa përgëzon futbollistët e tij për atë që dhanë në fushën e lojës, beson shumë se një mobilizim i tillë do të jetë edhe për ndeshjën e sotme përpara tifozërisë pukjane.

(Video) Prononcimin e plotë të videos të trajnerit të Tërbunit, Sinan Bardhi, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu