Saturday, April 27, 2024

(Video) DITA OLIMPIKE SHKODËR-Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, vlerëson aktivitetin

Lexo

Përmes një atmosfere festive që përfshiu pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” është organizuar paraditen e së premtes, “Dita Olimpike Shkodër 2022”, aktivitet ky i mbështetur nga Bashkia Shkodër, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Akademia Olimpike Shqiptare.

Krahas pjesëtarëve të olimpizmit shkodran si dhe përfaqësuesve të të gjitha shkollave të qarkut Shkodër, të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe autoritete të qeverisë shqiptare, drejtues të pushtetit vendor, etj. Me emocione dhe duatrokitje është pritur momenti i hyrjes në mjediset e pallatit të sportit i pishtarmbajtësit olimpik, kampionit dhe rekormenit të atletikes shqiptare, Izmir Smajlaj, i cili në vijim ndezi edhe flakën olimpike.

Pas fjalës hëpëse të aktivitetit nga ana e Presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, nën tingujt e orkestrës së bandës frymore të Shoqatës “The Door” të përbërë nga persona me aftësi të kufizuar kanë qënë grupet gjimastikore, ato të taekwndosë, xhudos, baletit, etj, që kanë demonstruar me plot elegancë dhe profesionalizëm për të pranishmit pjesët e tyre më të zgjedhura.

Me shumë emocione për vlerësimin dhe besimin që iu bë si mbajtës i pishtarit dhe ndezës i flakës olimpike, foli për mediat edhe atleti i talentuar shkodran, Izmir Smajlaj, ku me këtë rast komentoi edhe garat e Kupës së Shqipërisë në Atletikë që zhvillohen të martën e ardhshme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Në përfundim të aktivitet, organizatorët shpërndanë çertifikata, kupa dhe medalje për më të mirët, mes të cilëve një kupë të veçantë e dorëzuar nga presidenti i KOKSH-it Fidel Ylli shkoi për Safet Plangaj, një person me aftësi të kufizuar, por një super mjeshtër në dyluftimet e Arteve Marciale.

Krahas Shkodrës, ku grupi organizator, Ardit Mani kordinator i Akademisë Olimpike Shkodër, së bashku me kolegët e tij, Zamir Lumani dhe Artan Durro, morën vlerësime shumë pozitive, Ditët Olimpike shqiptare do të organizohen gjatë ditëve në vazhdim, edhe në Lushnje, Durrës dhe Lezhë.

(Vidio: Pamje nga Dita Olimpike Shkodër)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img