Monday, November 25, 2024

(Video) Djarmati: Vllaznia, gati për sfidën me Dinamon. Drejtori sportiv i kuqebluve konfirmon zyrtarisht që sfida me blutë, luhet në “Loro Boriçi”

Lexo

Sfida më e rëndësishme e javës së pestë të Superiores së futbollit shqiptar, Vllaznia-Dinamo, do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Lajmin në fjalë e konfirmon zyrtarisht, drejtori sportiv i KF Vllaznia, Matko Djarmati. Sipas tij, proçesi i rimbjelljes së barit e kishte vënë në dyshim zhvillimin e këtij dueli në “Loro Boriçi”, por fatmirësisht, ecuria e proçesit në fjalë ka qënë pozitive, dhe deri të hënën, në ora 19.45 që do të luhet ndeshja, gjithçka do të jetë OK.

“Te hënën do të luajmë në fushën tonë. Për katër ditë çdo gjë do të jetë gati në kushte shumë të mira dhe jemi gati për një spektakël ditën e hënë në Loro Boriçi.

Na ka munguar shumë stadiumi për 30 ditë. Besoj se kjo do të jetë një motivim edhe më i mirë për ekipin të luaj në një fushë me kushte shumë të mira.”, tha Djarmati.

Duke qënë se është non stop pranë skuadrës kuqeblu, kroati i stafit të Vllaznisë, bën të ditur se me përjashtim të Da Silvës dhe Bulatoviç të dëmtuar, si dhe Adilit i skualifikuar me karton të kuq, pjesa tjetër është në gjendje optimale të skuadrës.

Krahas “Loro Boriçit” që i ka munguar Vllaznisë për një periudhë të gjatë kohore, Djarmati flet edhe për fillimin e punimeve në stadiumin tjetër të qytetit, atë “Reshit Rusi”.

“Kemi aplikuar rreth tre muaj më parë në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër për shtrimin e fushës me bar natyral të Reshit Rusit. Shpresoj që shpejt të rregullojmë çdo gjë sepse ajo fushë i shërben shumë Akademisë Vllaznia.”, tha drejtori sportiv, Matko Djarmati.

Pas startit shumë pozitiv të javës së parë me fitoren e transfertës laçjane kanë ardhë tre barazime radhazi për Vllazninë, ndaj ndeshja e së hënës me një rival direkt si Dinamo, është rasti ideal që kuqeblutë të rikthehen tek fitorja.

“Jemi gati për sfidën me Dinamon. Jemi në kushtet optimale, vetëm Da Silva ka pak problem fizike dhe Bulatoviç nuk është gati ende, por gjithë të tjerët jani gati të luajnë në shtëpi pas një periudhe shumë të gjatë. Trajneri gjithashu do të zgjidh edhe problemin e Adilit që nuk luan për shkak të kartonit të kuq të marrë në Korçë.”, sqaroi Djarmati.

“Jemi një ekip që kur luajmë në fushën tonë kërkojmë vetëm fitoren, çdo barzim ose humbje është një rezultat negativ për ne. Jam i sigurtë që do të ketë dhe një prani të madhe të tifozërisë. Ne kemi paralajmruar që femrat dhe fëmijët nën moshën 12 vjeç do të kenë hyrjen falas në stadium. Sido që të jetë kapaciteti i tifozëve i vendosur nga Federata, stadiumi Loro Boriçi do jetë i mbushur mjaftueshëm për një atmosferë të bukur”, përfundoi kroati i Vllaznisë Matko Djarmati, në cilësinë e drejtorit sportiv të KF Vllaznia.

(Video) Proncimi i drejtorit spotrtiv të KF Vllaznia, Matko Djarmati, si dhe pamje nga gjendja e tapetit të gjelbërt të stadiumin “Loro Boriçi”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img