Tuesday, July 1, 2025

(Video) Edicioni i 8-të i Turneut “Shkodra Summer Cup 2025” shpall fitues Vllazninë U19. Shkodra Sport Event me drejtues Jetmir Podgorica, mbyll me sukses një tjetër event ndërkombëtar, teti radhazi

Lexo

Shoqata “Shkodra Sport Event “ me drejtues arbitrin e njohur të futbollit Jetmir Podgorica, mbyll me sukses një tjetër aktivitet të rëndësishëm futbollistik, këtë radhë për kategorinë U19-të. Bëhet fjalë për Turneun Ndërkombëtar “Shkodra Summer Cup 2025”, i teti për nga radha, i cili për shtatë ditë më radhë përfshiu në emocione pa fund, jo vetëm ekipet konkuruese, por edhe tifozërinë shkodrane, mes të cilëve kishte edhe shumë të tjerë që kishin ardhur nga rajoni, si dhe deri nga Nigeria dhe Gana.

Një turne, i organizuar në bashkëpunim me Federatan Shqiptare të Futbollit, Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër, Bashkinë Shkodër, Ujin Mokne, Kolegjumin e Arbitrave të Futbollit Shkodër, ku përpos  futbollit, shërbeu edhe si një kujtim i çmuar për miqësitë e reja të lidhura mes ekipeve pjesëmarrëse, sidomos atyre të ardhur nga Afrika, të cilët gjetën në Shkodër, mikpritjen e duhur.

Një tjetër vlerë e këtij aktiviteti kishte të bënte edhe me atë që mbi 20 skaut dhe agjensi ndërkombëtare skautimi ishte të pranishme për të vëzhguar lojtarët e këtij turneu dhe për t’i dhënë mundësi të artë për vazhdimin e karrieres së tyre sportive.

 Finalja emocionuese, Vllaznia U19- Maverick U19(Gana)

Vllaznia U19- Maverick U19(Gana), ishte finalja e që mbylli edhe Turneun Ndërkombëtar “Shkodra Summer Cup 2025”. E luajtur mbrëmjen e së dielës në stadiumin “Reshit Rusi” , për mënyrën e lojës që shprehej në fushë, të dukej se përballë janë dy ekipe të Superligës së Shqipërisë.

0 me 0 pjesa e parë, për të vijuar me një pjesë të dytë akoma më luftarake ku të dyja skuadrat e kërkonin me insistim golin e avantazhit. Kur dukej se takimi po mbyllej në barazim dhe do të duhej koha shtesë apo penalltitë për të shpallur fituesin, Vllaznia U19 fiton një goditje dënimi në rreth 25 metra distancë, ku edhe pse në pozicion të prirët me portën konkërshtare, futbollisti kuqeblu Nihat Bushaj godet mjeshtrisht duke e kaluar në avantazh Vllazninë 1-0.

Por, vetëm 60-të sekonda zgjati gëzimi i kuqebluve, pasi ganezët barazojnë duke e rihapur ndeshjen, e cila në minutat e fundit bëhet edhe më dramatike. Vllaznia është më ngulmuese për fitore, dhe atë e gjen pëmes pikës së penalltisë të akorduar nga kryesori Grimci dhe të shndërruar në gol nga Gerison Zhuri. Megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, minutat shtesë nuk sjellin gol tjetër duke lënë në fuqi rezultatin 2 me 1 për Vllazninë U19-të, e cila nën drejtiin e trajnerit Mavin Meçarovi, shpallet fitues e trofeut “Shkodra Summer Cup 2025”.

Ceremonia e mbylljes

Në ceremoninë e organizuar në mbyllje të aktivitetit, pas përshëndetjeve të organizatorit Jetmir Podgorica dhe kryetarit të shoqatës rajonale të futbollit Shkodër, Lazër Matija, janë shpëndarë diplomat dhe trofetë për më të mirët e turneut.

Kupa e golashënuesit më të mirë shkoi për Antoni Çkujenum i Nigerisë. Lojtari më i mirë i Turneut u shpall Osborn i Ganes. Lojtari i së ardhmes u shpall Sabion Bizi.

Kupa e e ekipit më Fayr Play shkoi për Virxhinia. Kupa e vendit të dytë i takoi ekipit ganez Maverick. Ndërkohë, nën shoqërinë e shpërthimit të fishekzjarrve, Kupën e vendit të parë fituese të “Shkodra Summer Cup 2025”, e meritoi ekipi kuqeblu i Vllaznisë U19, të cilen e mori në dorëzim kapiteni i kuqebluve Armir Gërbeti.

(Video) Pamje nga ndeshja finale Vllaznia U19-Maverick U19(Gane)  2-1, si dhe ceremonia e mbylljes së Turneut “Shkodra Summer Cup 2025”.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img