Sunday, July 20, 2025

Vllaznia zhgënjen në miqësoren e sotme. Humb thellësisht 4-0 me NK Olimpija Ljubjana

Lexo

Një ndeshje për t’u harruar është kjo e sotmja që Vllaznia luajti në miqësoren me NK Olimpija Ljubjana. Nga dy gola të pësuar për secilen pjese loje, bëjnë që kuqeblutë ta mbyllin gjithë takimin në humbje me rezultatin 4 me 0

Jo vetëm pësimi i katër golave, por nga sa u pa, skuadra nuk paraqiti nivelin e miqësores së kaluar, të cilen e fitoi 1-0 ndaj skuadrës rumune UTA ARAD me gol të shënuar nga kapiteni Bekim Balaj.

Ndeshja nuk nisi aspak mirë për kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Edi Martini, pasi ndërhyrje në mesfushë e ashpër e mbrojtësit Jazxhi ndaj kundërshtarit, ndëshkohet me karton të kuq nga arbitri.

Sa i përket formacionit, tekniku Martini ka aplikuar një formacion miks duke lënë gjatë pjesës së parë në stol kapitenin Balaj, të cilin e aktivizoi në pjesën e dytë, i cili megjithë e mundshme për të shënuar në portën kundërshtare nuk ia arriti qëllimit.

Përkundrazi, NK Olimpija Ljubjana, shënoi edhe dy herë të tjera në këtë pjesë loje, njërin prej të cilëve me penallti pas përplasjes së portjerit Qarri me sulmuesin e Ljubjanës. Një përplasje kjo që rezultoi fatale për gardianin shkodran, i cili u detyrua të largohet i dëmtuar nga fusha e lojës..

Kjo ishte miqësorja e parafundit për Vllanzinë gjatë qëndrimit në përgatitoren sllovene. Ndërkohë, sipas programit të hartuar nga drejtuesit, të martën, duke nisur nga ora 17:00 është planifikuar një tjetër miqësore përballe skuadrës rumune  Petrolul duke mbyllur ciklin e ndeshjeve miqësore në tokën sllovene. E mërkura, është dita kur kuqeblutë do të lënë kampingun e Mariborit për t’u kthyer në Shkodër ku do vijojnë përgatitjet e fundit për sfidën zyrtare të datës 10 korrik, e cila do të luhet në “Elbasan Arena” përballë skuadrës letoneze, BFC Daugavpils.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img