Wednesday, November 19, 2025

(Video) Edmond Doçi debuton me fitore në krye të Vllaznisë U19. Kuqeblutë sfidojnë Laçin kryesues në “Reshit Rusi”. Vendos goli i Xhesild Kapllanit- Superliga e Moshave U19

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia U19-Laçi U19, 1-0(Shënues: Xhesild Kapllani 14’)

Formacioni i Vllaznisë: Armir Gerbeti, Rei Kraja, Nihat Bushaj, Erdis Valikaj, Seralb Hotaj, Gerison Zhuli, Xhesild Kapllanaj, Arsid Gerbeti, Erigestino Pepnikaj, Eugen Hebovija, Erman Pishtari.(U aktivizuan: Egzon Ivziku, Amer Kthupi, Marlen Bregu). Trajner: Edmond Doçi, Ylad Pirani, Idel Lekiqi.

Gjyqtarë: G. Çokaj, K. Zefej, R. Vukaj, A. Mone  

Edmond Doçi ka debutuar me fitore në stolin e kuqebluve të 19-vjeçarëve. Vllaznia U19 e drejtuar prej tij, mundi Laçin U19 kryesues i tabelës së klasifikimit me rezultatin 1 me 0, takim ky i luajtur mesditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi”  të Shkodrës.

Në javët e para të kampionatit trajneri kuqeblu Edmond Doçi, ka qënë në drejtimin e Vllaznisë U14, por me vendimin më të fundit të drejtuesve të Akademisë së Futbollit Vllaznia, ka pasur një ndërrim trajnerësh tek grupmoshat. Kështu, Ndriçim Shtubina që më herët ishte në krye të Vllaznisë U19 ka kaluar si trajner i 14-vjeçarëve, duke u zëvendësuar nga Edmond Doçi, një trajner me përvojë që i ka provuar thuajse të gjitha trajnimet e grupmoshave deri tek Vllaznia U21.

Dhe kjo lëvizje e drejtuesve të AF Vllaznia duket se ka rezoltuar me sukses, pasi kuqblutë 19-vjeçarë mundën Laçin kryesues të kampionatit, që para kësaj ndeshje kishte 19 pikë ndaj 9 të Vllaznisë së vendit të gjashtë.

Fatin e takimit e ka vendosur goli i shënuar nga Xhelild Kapllani në minutën e 14-të pjesës së pare, rezultat ky që ndëroi në fuqi deri në fund të 90-të minutave të takimit.

Me tre pikëshin e fituar sot ndaj Laçit kuqeblutë frenojnë kurbinasit kryesues në kuotën  e 17 pikëve, ndërkohë që Vllaznia U19 shkon në kuotën e 12 pikëve       duke u ngjitur në vendin e katërt të klasifikimit.

(Video) Pamjet nga ndeshja Vllaznia U19-Laçi U19(1-0) si dhe prononcimin e trajnerit kuqeblu U19 Edmond Doçi, mund t’i ndoqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img