Friday, November 29, 2024

(Video) Ekskluzive-Merkato-Vllaznia e femrave vesh kuqeblu tre volejbolliste të huaja: Olivia Saunders(Kanada), Manuela Sierra(Kolombi), Sthefany Benvinda(Brazil), gati për trajneren Nora Deda

Lexo

Një lajm shumë i mirë vjen nga sporti i volejbollit femra. Apeli i përcjellë nga trajnerja Nora Deda në fillim të vitit për largimin e dy titullareve, numrin e pakët të sportisteve në stërvitje, si dhe pamundësinë financiare për të bërë merkato me sportiste cilore ka marrë zgjidhjen e duhur.

Është vetë trajnerja Nora Deda,  e cila sqaron se një problem i tillë është zgjidhur. Me këtë rast, ajo falenderon Bashkinë Shkodër si dhe grupimin e tifozëve “Vllaznia Diasporë”, të cilët kontribuan financiarisht në realizimin e tre blerjeve të reja me volejbolliste të huaja.

Tre volejbollistet e huaja Olivia Saunders nga Kanadaja, Manuela Sierra nga Kolombia dhe Sthefany Benvinda nga Brazili, janë bashkuar me skuadrën kuqeblu, ku që në seancat e para stërvitore duket se kanë nisur ambientimin e duhur me pjesën tjetër të skuadrës.

Për trajneren Nora Deda, në krahasim me situatën pesimiste të fillimvitit, ku në stërvitje ishin vetëm 7 volejbolliste, tashmë skuadrës i është rikthyer buzëqeshja optimiste për vazhdimësinë e kampionatit.

Aktualisht, skuadra kuqeblu po përgatitet seriozisht për nisjen e fazës së dytë të kampionatit, pasi që në ballafaqimin e parë ka përballë ekipin kampion Skënderbeu. Një përballje kjo shumë e vështirë për ekipin e Vllaznisë, e cila do të luhet me datë 5 shkurt në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

 (Video) Vllaznia e volej femra në stërvitje së bashku me tre blerjet e reja, Olivia Saunders nga Kanadaja, Manuela Sierra nga Kolombia dhe Sthefany Benvinda nga Brazili)

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img