Saturday, July 27, 2024

“Barazimi me Partizanin i drejtë, kjo skuadër ka më shumë dëshirë për sukses”, Hakaj: Ja “sekreti” i Vllaznisë

Lexo

Esin Hakaj, mbrojtësi i majtë i Vlaznisë dhe një prej pikave kyçe të ekipit kuqeblu është i mendimit se rezultati i arritur ndaj Partizanit ishte më i drejti. Pavarësisht kësaj, ai shprehet se Vllaznia mund të kishte arritur edhe më tepër në këtë përballje, nëse do të kishte shfrytëzuar më mirë mundësitë e krijuara.

Në prononcimin e dhënë për Panorama Sport, titullari me peshë i formacionit kuqeblu, Ersin Hakaj, thotë, se Vllaznia është në rrugën e duhur përsa i përket “Final 4”, por që të sigurohet kjo duhet që të vijohet me këtë rritëm.

Një pikë ndaj Partizanit rezultati më i drejtë?

Nuk mund të them nëse është rezultati më i drejtë i kësaj sfide. Ne kishim mundësitë tona dhe nëse do t’i kishim shfrytëzuar më mirë mund të kishim marrë maksimumin, por kjo mund të thuhet edhe për kundërshtarin. Luanim përballë një skuadre kampione dhe me objeksione të qarta edhe në këtë sezon. Bëmë më të mirën, por kësaj here më vjen keq që nuk arritëm që t’ia dalim.

Këtë javë ndaj Laçit, një tjetër kundërshtar i vështirë?

Normalisht që po. Që tani vëmendja është te ndeshja e Laçit, një skuadër shumë e mirë dhe ku ne kemi pasur vështirësi në këtë fushë.

Objektivi do të jetë sërish vetëm fitorja?

Nuk diskutohet që në çdo takim kemi vetëm një objektiv, është vetëm fitorja. Ne do të luajmë për këtë objektiv, por në një përballje të tillë janë në lojë të tre rezultatet.

Admir URUÇI

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img