Tuesday, November 26, 2024

(Video) Emocione pa fund në Vllaznia-Apolonia. Kuqeblutë fitojnë 71-61. Superliga, java e 8 basket meshkuj

Lexo

Vllaznia-Apolonia  71-61

(19-16, 28-18, 8-16, 16-11)

 Vllaznia: Redi Rakaj(4), Sabb Craig(21), Antonio Shabani(9), Veton Gjeçaj(22), Elidon Bitri(4), Edon Kuçi, Sead Kopliku, Rejan Mbiara, Mateo Bushgjokaj, Bujar Tafa, Xhulio Murrizaj, Endrel Tucker(11). Trajner: Damian Bekteshi

Apolonia: Odhissea Shkurti(5), Joel Vruho(5),  Zhaniel Ajdhoni, Vasil Ajdhoni(4) , Endi Nakuçi, Enea Çobo , Kevin Bare , Cameron Hamilton(2) , Jamarcus Jones(11), Brian Tolefre(14), Endrit Zeqo, Deondre Bourne(20). Trajner: Aldi Gërmau

Gjyqtar: Ervin Koçi, Kostandin Canaj, Ani Balliu. Vëzhgues i FSHB: Salvator Kurti

Ashtu siç pritej, ndeshja Vllaznia-Apolonia, e vlefshme për javën e tetë të Kampionatit Kombëtar, Superliga e Basketbollit, përcolli shumë emocione. Barazpesha në tabelën e klasifikimit me nga nëntë pikë secila e përligji edhe konkurencën në fushën e lojës, sidomos në periodën e katërt ku miqtë nga Fieri iu afruan deri në pikë diferencë Vllaznisë, por pa mundur të frenojnë fitoren e merituar të skuadrës kuqeblu.

Referuar kronikës së lojës, Apolonia e nisi më mirë takimin duke kryesuar në pikët e para, por shumë shpejt, skuadra kuqeblu do të arrinte ta barazonte rezultatin, madje duke e mbyllur me fitore periodën e parë me rezultatin 19 me 16.

Vllaznia e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi vazhdon të luaj mirë edhe në periodën e dytë, madje duke e thelluar avantazhin me fitimin e periodës së dytë 28-18, si dhe të pjesës së parë 47-34.

Pas pushimit mes dy pjesëve, Apolonia e drejtuar nga trajneri Aldi Gërmau i bën një përmirësim rrënjësor lojës, gjë që reflektohet me fitimin e periodës së tretë me shifrat, 8 me 16.

Për hirë të së vertetes, emocionet më të mëdha i kishte perioda e katërt, aty ku skuadra Fierake, në përbërje të së cilës ishin edhe katër basketbollistë të huaj arrin ta shkurtojë diferencën, nga 13 pikë përpara që ishte Vllaznia deri në 1 pikë. Por, pikërisht, atëherë kur miqtë nga Fieri menduan se erdhi momenti i përmbysjes së rezultatit në favorin e tyre, ndërhyrjet me pushime të trajnerit Bekteshi, bëjnë që epërsia të kthehej përsëri në anën e Vllaznisë, e cila e mbyllë këtë periodë të fundit në favorin e saj, 16-11, si dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin 71-61.

(Video) 1. Pjesa e parë e ndeshjes, Vllaznia-Apolonia 47-34(Veriu Sport-me koment).

  1. Pjesa e dytë e ndeshjes, Vllaznia-Apolonia 71-61(Veriu Sport-me koment)

Gaspër MARKU        

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img