Sunday, April 28, 2024

(Video) Not-Amel Delanin dhe Viki Tafrruku, rekorde të reja kombëtare-Kupa Pavarësia-Stela Resort Tiranë

Lexo

Notarët shkodranë vazhdojnë të regjistrojnë rezultate pozitive. Një gjë të tillë e kanë bërë edhe në garat e Kupës Pavarësia zhvilluar gjatë dy ditëve të kësaj fundjave, në datat 24 dhe 25 Nëntor, organizuar nga Federata Shqiptare e Notit në ambientet e pishinës 25 metërshe të Stela Resort.

Në drejtimin e trajnerit të pasionuar, Kolë Shiroka, ekipi i Vllaznisë u përfaqësua me pesë sportistë: Amel Delanin, Viki Tafrruku, Skerdi Kroni, Klea Dedi dhe Albi Bilali. Në rivalitet me notarët e tetë ekipeve pjesëmarrëse nga e gjithë Shqipëria, notarët shkodranë kanë vijuar rrugën e sukseseve, ku ndër to më të suksesshmit ishin notarët, Amel Delanin dhe Viki Tafrruku.

Konkretisht, notari Amel Delanin përmirësoi rekord të ri kombëtar në garën e 100 metrave stil i lirë me kohen 52.56 për moshen 15-16 vjeçare. Një rekord ky që mbahej prej disa vitesh nga një notar tjetër shkodran, Sidni Hoxha me kohën e vjetër 53.21.

Notari i talentuar sjhkodran, Amel Delanin fitoi gjithashtu vend të parë edhe në garën 200 metra stil i lirë, si dhe u rendit në vend të dytë në garën 50 metër stil i lirë.

Falë këtyre rezultateve, Amel Delanin u shpall sportisti i dytë më i mirë mashkull i kampionatit kombëtar 2023.

Natyrisht që në podiumin e fituesve nuk mund të mungonte edhe notarja e talentuar Viki Tafrruku, e cila në vazhdën e disa trofeve të fituara gjatë këtyre viteve të fundit, edhe në Kupën Pavarësia 2023 arriti të vendos rekord të ri kombëtar në garën 200 metër stil shpinë.

Koha e regjistruar nga Viki Tafrruku në këtë rekord të ri, ishte me kohen 2:36.23 duke përmirësuar kohën e vjetër 2:36.98 të  vendosur nga notarja e njohur, Luna Djamarti.

Interesant ishte fakti, se po e njëjta sportiste, Viki Tafrruku, në të njëjtën garë arriti të përmirësonte kohen e vet duke e ulur akoma më shumë kohën në 2.36.15 me një tjetër rekord cilësor të notit shqiptar.

Një tjetër sukses i Viki Tafrrukut në këtë aktivitet ishte edhe zënia e vendit të parë në disiplinën e 100 metër MIX, si dhe në vend të dytë në garën 400 meter stil i lirë

Bazuar edhe në pikëzimin e dhënë nga notarët e tjerë të ekipit kuqeblu, ekipi i Vllaznisë për femra u rendit në vendin e tretë të kampionatit.

(Video) Pamje nga garat e notit të Kupës Pavarësia zhvilluar në pishinën-Stela Resort të Tiranës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img