Monday, December 23, 2024

(Video) Emocionet e Amela Qershisë, ish volejbollistes shkodrane, sot pjesë e volejbollit amerikan. Miqësorja Vllaznia-MSU(SHBA) 0-3

Lexo

Miqësorja e sotme ndërkombëtare e volejbollit femra, Vllaznia-MSU(SHBA) e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës kishte një protagoniste në fushën e lojës. Ajo ishte Amela Qershia, një volejbolliste e rritur në ekipet zinxhir të klubit Vllaznia, e cila duke spikatur në ekipin kuqeblu, por edhe në ekipin kombëtar tërhoqi vemendjen e specialistëve të volejbollit përtej Shqipërisë, të cilët e transferuan vajzën e talentuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Krahas studimeve të larta, shkodranja Amela Qershia do të bëhej shumë shpejt pjesë e volejbollit amerikan, ku sezonin e kaluar luajti si titullare me ekipin MSU-Metropolitan State University of Denver, e treta në Divizion e dytë të volejbollit Amerikan me një rekord me vete shifrash, 30 fitore dhe vetem 2 humbje.

Traditës së klubit të saj për të organizuar ballafaqime miqësore në Europë, me kërkesën e Amelës, drejtuesit vendosën që skuadra amerikane MSU të zhvillonte një miqësore me ish skuadrën e saj të Vllaznisë.

Një miqësore e shoqëruar me shumë emocione për Amelen që rikthehej të luante përpara tifozërisë shkodrane në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, si dhe përballë ish skuadrës së saj, Vllaznia, aty ku u rrit dhe u formua si volejbolliste.

Ndaj, edhe në prononcicmin e dhënë për mediat e pranishme menjëherë pas ndeshjes, emocionet ishin të pranueshme. Intervistë, që në pak fjalë, ajo shprehet e lumtur që rikthehet në Shkodër, ndërkohë që nuk haroi të falenderoj të gjithë ato që kontribuan në formimin e saj, si dhe dëshirën për të kontribuar për Vllazninë e saj të zemrës si dhe ekipin kombëtar shqiptar sa herë të jetë nevoja.

“Mendoj se ishte një eksperiencë shumë e mirë. Nuk ishte i gjithë ekipi i Vllaznisë prezent sot, por ishte diçka e bukur që të miksoheshim dhe të luajmë së bashku. Patjetër që kam kujtime të bukura në këtë pallat sporti. Këtu jam formuar si lojtare dhe mirënjohje pafund Vllaznisë, trajnerëvë duke nisur me të ndjerën Alda Kaçorri, Sadie Goga dhe me radhë. Kam shumë kujtime të mira.”, u shpreh Amela.

Duke folur për skuadrën e saj amerikane, shkodranja Amela Qershia, bëri të ditur në sezonin e fundit janë renditur në vendin e tretë në divizionin e dytë të Amerikës dhe beson se do të jenë një ekip pretendent për kampion sezonin e ardhshëm.

Në mbyllje, Amela tha se përshtypja e shoqeve të skuadrës së saj si dhe stafit teknik në këtë udhëtim të parë në Shqipëri dhe konkretisht në Shkodër  ishte shumë e mirë. “Të gjitha ishin të lumura që vizituan qytetin tim të lindjes duke u njohur pak nga fëmijëria ime si dhe u njohën me volejbollin këtu.  Jam e lumtur që kanë arritur të shikojnë një pjesë të jetës time.”, përfundoi is volejbollistja e Vllaznisë, Amela Qershia, sot pjesë e ekipit të volejbollit amerina, MSU- Metropolitan State University of Denver.

 (Video)  Intervisten e plotë me ish volejbollisten e Vllaznisë, Amela Qershia, sot pjesë e volejbollit amerikan me ekipin MSU, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img