Saturday, July 27, 2024

(Video) Emocionet e Nelson Hysës pas fitores në turneun e Tetovës. 10 ndeshje, 10 fitore në ringun profesionist, kampioni shkodran ngjitet në 60-të më të mirët e botës, synimi për titull!

Lexo

Për kampionin shkodran të boksit amator Nelson Hysa, angazhimi në boksin profesionist ka rezoltuar shumë i suksesshëm. Ndonëse angazhimi në profesionizëm është në një moshë jo fort të përshtatshme 38 vjeçare, kjo nuk me ka penguar aspak Hysën që të ketë të njëjtin sukses si në boksin profesionist.

10 ndeshje, 10 fitore, ky është bilanci për kampionin shkodran Nelson Hysa në boksin profesionist. Suksesi më i fundit ka qënë ai i arritur në  Turneun Ndërkombëtar të boksit profesionist „Night of the Champions” zhvilluar në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Emocionet e duelit me kundërshtarin e tij nga Argjentina, Marcos Antonio Aumada, boksieri shkodran Hysa, i shpreh pas kthimit nga Tetova.

Brenda një viti karrierë në boksin profesionist, nga 1300 konkurues të peshave të rënda në këtë federatë, me fitoren e arritur në Tetovë, Hysa është ngritur mes 60-të më të mirëve të botës, çka tregon një progress të shpejtë dhe të paparashikuar më parë.

Për fitoren e arritur në ringun e  Tetovës, Hysa shpreh konsiderate edhe për tifozërinë tetovare, e cila I k dhënë një mbështertje të fuqishme gjatë gjithë duelit në ring, ndërkohë që pas ndeshjes ka festuar gjatë me të.

Në prononcimin e tij dhënë për Veriu Sport, kampioni Hysa, vlerëson mbështetjen e Briget Seitajt, biznesmenit shqiptaro-amerikan që është zgjedhur në krye të Federatës Shqiptare të boksit profesionist, duke e konsideruar atë si një faktor kryesor në rritjen e boksit profesionist në Shqipëri. Falë kësaj mbështetje, në aspektin personal, Hysa synon që në vazhdim të dueleve të tij, të fitojë një titull bote në peshën e tij.

(Video) Intervisten e plotë me boksierin profesionist, Nelson Hysa mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img