Friday, May 3, 2024

(Video) Emocionet e Sara Malajt. Volejbollistja shkodrane e Skënderbeut, fitoi 0-3 ndaj ish skuadrës së saj Vllaznia

Lexo

Ndeshja e volejbollit të Superligës së femrave, Vllaznia-Skënderbeu, takim ky i luajtur pasditen e së hënës në pallatin e sportit, “Qzim Dervishi” të Shkodrës për llogari të javës së tetë, kishte një të veçantë. Në formacionin e ekipit korçar bënte pjesë edhe volejbollistja shkodrane Sara Malaj, shtatlartja me numër 16-të, e cila spikati si një ndër më të mirat në fushën e lojës.

Me ftesë të trajnerit Orlando Koja, 18 vjeçarja e talentuar Malaj, i rritur dhe formuar në ekipin e Vllaznisë, u largua nga Shkodra sezonin e kaluar duke u bërë pjesë e skuadrës korçare, me të cilën po luan me shumë sukses.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, ku skuadra e saj Skënderbeu fitoi me rezultatin e pastër 0 me 3, Sara Malaj, pranoi se ka ndjerë jo pak emocione teksa është përballur me skuadrën ku u rrit si volejbolliste.

Sa i përket Skënderbeut, Sara bëri të ditur se ndejet mjaft mirë në radhët e klubit korçar, dhe se bashkëpunimi me Skënderbeun mund të jetë me afat të gjatë, pasi me klubin korçar ka objektiv të vijojë karrieren e saj të suksesshme në fitimin e trofeve.

Ndërkohë, duke folur për Vllazninë, Sara shprehu kënaqësinë që gjërat janë normalizuar, gjë që u paraqit qartë edhe në ndeshjen me Skënderbeun, ku skuadra kuqeblu bëri një paraqitje shumë të mirë.

(Video) Prononcimin e plotë në video të volejbollistes shkodrane Sara Malaj, e cila në këtë sezon luan për Skënderbeun, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOURTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img