Vllaznia-Tirana, 90-76(26-17, 19-16, 26-14, 19-29)
Vllaznia në basketboll për meshkuj është kthyer tek fitorja. Kuqeblutë, të cilët në këtë përballje kishin në drejtim trajnerin e ri Eni Llazani, i cili kishte debutimin e parë në krye të Vllaznisë, mundën mbrëmjen e së dielës Tiranën në shtëpi me rezultatin 90-76.
Një ndeshje, e cila pati për protagonist Vllazninë, e cila nuk e vuri në asnjë çast fitoren, pasi që nga minuta e parë deri në fund kishte komandën e rezultatit.
26 me 17, ishin shifrat e periodës së parë. Një dhjetëminutësh që shënimi i pikëve të njëpasnjëshme nga basketbollistët kuqeblu, ndezen atmosferen në shkallët e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”, ku krahas të tjerave, tifozët ultras ishin ato që mbështesnin papushin skuadrën kuqeblu.
Në dhjetë minutat e periodës së dytë, ka një përpjekje të Tiranës, e cila e drejtuar ng trajneri Erkan Karaj e rritë më tepër lojës e saj, por pa frenuar Vllazninë të dalë fituese edhe në këtë period 19-16 duke shkuar në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve me avantazhin 45-33.
Ajo që vendos fitoren e kësaj ndeshje nga na e Vllaznisë, është perioda e tretë, e cila fitohet me 12 pikë diference nga kuqeblu duke bërë avantazhi pas tre periodave të shkojë plus 24 për kuqeblutë.
Fitorja me dhjetë pikë diference, 19-29, në periodën e katërt nga ana e Tiranës, është vetëm për statistikë, sepse Vllaznia është fituese e të gjithë ndeshjes me rezultatin, 90-76.
Në këtë mënyrë, trajneri Eni Llazani, i cili pak ditë më parë mori drejtimin e Vllaznisë së basketit pas dorëheqjes së trajnerit Damian Bekteshi, e nisë me fitore aventurën e tij në krye të kuqebluve, të cilët regjistrojnë fitoren e dytë në kampionat. Interesant është fakti, se fitoren e parë, Vllaznia e pati marrë kundra Kamza Basket, aty ku në bashkëdrejtim ishte edhe trajneri i sotëm i Vllaznisë, Korab Llazani, i cili sot pati kënaqësinë të udhëhiqte skuadrën drejt fitores së kuqebluve.
(Video) Vllaznia-Tirana, 90-76 basket meshkuj, pjesa e parë dhe e dytë. Superliga.