Monday, January 19, 2026

(Video) Erzeni-Egnatia, sfida e parë hapëse e javës së 12-të Superiores. Trajneri Tetova, optimist për fitore

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ora 17:00 e pasdites së shtunë shënon startin e javës së 12-të të kategorisë Abissnet Superiore, me çiftin Erzeni-Egnatia. Rrogozhinasit të cilët bashkëkryesojnë tabelën e klasifikimit me Partizanin në kuotën e 23 pikëve do të kërkojnë vazhdimësinë kundër shijakasve në javën e 12-të të Superiores. Ekipi i drejtuar nga trajneri Edlir Tetova do të vuajë mungesën e mesfushorit Albano Aleksi, i cili mbushi numrin e 4 kartonëve të verdhë.

Për rrogozhinasit, ka një pikpyetje aktivizimi të Fernandos, i cili u dëmtua në përballjen me Kukësin pak ditë më parë. Mesfushori brazilian ndien dhimbje në këmbën e djathtë dhe me shumë gjasa pritet të jetë një mungesë e sigurt te bardhëjeshilët. Dy mesfushorët që priten të zëvendësojnë Aleksin dhe Fernandon janë Mëllugja dhe Ahmetaj.

Në konferencën për shtyp dhënë në këtë pragndeshje, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, u shpreh optimist për marrjen e një rezultati pozitiv, fitoren tre pikëshe, me synim mos lëshimin e kreut të tabelës së klasifikimit.

(Video) Prononcimi i trajnerit rrogozhinas, Edlir Tetova, në pragndeshjen, Erzeni-Egnatia. Të shtunën, ora 17:00, java e 12-të e Abissnet Superiore.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Partizani u rikthye te fitorja në kampionat,pas tre humbjeve radhazi

Partizani-Teuta 2-1(Toma 32,Kontreras 90+3/Jazxhi 80) Partizani:Qirko,Kola,Janjeva,Sembene,Atanaskoski,Kote(Mehmeti 70),Ismaili(Qaka 82),Human,Bintsuka(Skuka 82),Toma(Kontreras 70),Isgandarli(Sulo 78) Trajner:Oltion Kërnaja Teuta:Selmani,Toli,Zhongo,Jazxhi,Përgjoni,Fadairo(Fofana 46),Maçolli,Uotlai(Beshiraj 70),Ismajli,Eva(Daci 61),Jurgens Trajner:Enkelejd Dobi Gjyqtarë:Erjon Bastari,Gerald Cenolli(Tiranë),Edlir...
- Advertisement -spot_img