Monday, April 29, 2024

(Video) Fitoi 3-0 ndaj Skënderbeut, trajneri Artan Kalaja: Vllaznia synon të shkojë në finalen e Kupës, por shqetësuese është përforcimi i rivalëve

Lexo

Kanë nisur sot ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, dhe Vllaznia regjistroi fitoren e parë duke mundur 3 me 0 Skënderbeun e Korçës. Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës ishte e dominuar tërësisht nga ekipi i Vllaznisë, por realisht, miqtë nga Korça, sidomos në dy sete, bënë shumë rezistence.

Bëhet fjalë për setin e parë dhe të tretë, të cilët Vllaznia i fitoi me shumë veshtirësi, 26 me 24 dhe 25 me 23, ndërkohë që në setin e dytë, fitorja ishte disi më e lehtë duke e mbyllur me shifrat 25 me 19.

Duke folur për mediet menjëherë pas ndeshjes, trajneri Artan Kalaja, përgëzoi ekipin e tij për fitoren, ndërkohë që theksoi se objektivi i Vllaznisë është të shkojë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Por, për ta realizuar një objektiv të tillë, sipas tij i duhet shumë punë, pasi konstaton se ekipet kundërshtare janë përforcuar me volejbollistë të huaj që bëjnë diferencen.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë Artan Kalaja, volej meshkuj, flet pas fitores 3-0 me Skënderbeun.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img