Thursday, September 18, 2025

(Video) Esat Mala, një lider i Vllaznisë! Vjen nga dëmtimi, luan 45 minutat e dyta, shënon golin e kualifikimit të kuqebluve në Conference League, dhe një gjuajtje mjeshtrore, të cilen portjeri letonez e largoi nga trekëndëshi i tij

Lexo

Esat Mala, ka qënë dhe vazhdon të jetë një lider i Vllaznisë. Këtë e përligji edhe ndeshja e luajtur në transfertën letoneze përballë Daugavpils, ku edhe pse i dëmtuar erdhi nga stoli në 45 minutat e dyta të takimit duke u bërë protagonist me golin e katërt që vendosi kualifikimin e Vllaznisë për në turin e dytë të UEFA Conference League.

Por, jo vetëm kaq, sepse përpos të tjerave, ajo gjuajtje mjeshtrore e tij nga distanca, topi i të cilit po fluturonte drejt trekëndëshit të majtë të portës së Daugavpils, portjerit vendas Janis Beks, me shumë vështirësi e grushtoi në korne.

Duke folur për Veriu Sport, menjëherë pas ndeshjes, Mala shprehet i kënaqur dhe i gëzuar që kontribuoi në kualifikimin e Vllaznisë.

“Jemi normalisht shumë të lumtur, ishte fitore shumë e rëndësishme. Jam shumë i lumtur që siguruam kualifikimin me golin tim Që kur erdhëm dy ditë më parë, e kemi nisur me vetëbesim të plotë, duke parë edhe ndeshjen e kaluar ku ata me një rast fituan ndeshjen. Kishim besim se ishim më cilësorë se ekipi këtu dhe besuam deri në fund, edhe pse ata kaluan dy gola para në bilancin e përgjithshëm. E merituam që ta fitojmë lojën në fund.

Kohët e fundit më ka lënë pas një dëmtim dhe nga gjendja fizike jam mbrapa dhe nuk kam mundur ta ndihmoj ekipin nga fillimi. Por jam i lumtur që sadopak minuat që m’u dhanë ishte e rëndësishme dhe mund të ndihmoja ekipin për të siguruar raundin tjetër.

Vlerat e Dodajt dihen, nuk ka nevojë t’i bëjmë lëvdata se shihen në fushë. Ishte ndër lojtarët kyç se bëri edhe gol e më dha asistin. E falënderoj për kontributin që ka dhënë për asistin dhe dua ta shoh sa më lart se e meriton. Është një djalë shumë i mirë dhe talentin e ka, nuk mund t’ia mohojmë.

Sa i përket ndeshjes së parë të turit të dytë Conferencë League ndaj Vikingur të Islandes që do ta luajmë në  “Loro Boriçi” javën e ardhshme, mendoj se është një kundërshtar edhe më i forte, por do përgatitemi maksimalisht dhe vetëbesimin e kemi si skuadër dhe kjo fitore do na shërbejë. Prania e tifozëve do të jetë një ndihmesë shumë e madhe që nga ndeshja e ardhshme. Besoj se do të mbushet stadiumi. Shpresojmë të jenë sa më të shumtë se janë energjia jonë.   Besoj se kjo Vllazni, ndeshje pas ndeshje po konsolidohet dhe nuk është çudi që të bëjë befasi”, shprehet ndër të tjera një lidërit e kuqebluve, Esat Mala.

(Video) Prononcimin e plotë të futbollistit kuqeblu Esat Mala, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img