Sunday, June 22, 2025

(Video) Euro U-17 Shqipëri 2025 / FSHF & UEFA organizojnë aktivitet festiv në “Shtëpinë e Futbollit”

Lexo

UEFA dhe Federata e Futbollit organizuan pasditen e djeshme në “Shtëpinë e Futbollit” një aktivitet festiv, me stafet që janë angazhuar në organizimin e ndeshjeve të Kampionatit Europian U-17, eventi historik që po zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

Aktiviteti u shoqërua me një ndeshje futbolli mes dy ekipeve të FSHF-së dhe UEFA-s dhe më pas u përmbyll me barbekju dhe karaoke.

Ky organizim kishte për qëllim të krijonte një atmosferë bashkëpunuese dhe miqësore mes ekipeve organizative, si një formë vlerësimi për punën e tyre dhe për të forcuar më tej frymën e grupit gjatë këtij turneu prestigjioz.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img