Për Fatjon Serhatin, ish kampionin e atletikes shqiptare me Vllazninë, por edhe me Tiranën gjatë kohës së studimeve të larta në kryeqytet, dhe më pas edhe trajnerin e suksesshëm të atletikes shkodrane, duke përfshirë edhe kontributin si trajner i përgatitjes atletike në stafin e Akademisë së Futbollit Vllaznia, prej rreth tre vitesh ka nisur një jetë e re.
Ashtu siç ka ndodhur edhe me figura të tjera sportive dhe jo vetëm, rreth tre vite më parë, Fatjon Serhati, la Shkodrën dhe Shqipërinë për tu zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jeton aktualisht me familjen e tij.
Këto ditë ai ishte në Shkodër me pushime, dhe në kontaktin që pati me Veriu Sport, ai nuk i fsheh shprehet emocionet që e shoqërojnë kur kthehet në vendlindje, deri në atë masë, sa, pohon vetë ai, në një të ardhme të shpejtë, ekziston mundësia e kthimit në Shkodër, për t’iu ribashkuar angazhimeve të tija të mëparshme.
Ndër kujtimet e karrieres së tij sportive që Fatjoni risjell në vemendje, krahas Vllaznisë spikat sidomos periudha në klubin e Tiranës duke qënë në një grup me sportistë të talentuar, mes të cilëve edhe me kampionen e Europës, Luiza Gega.
Natyrshëm që një pjese e mirë e karrieres së tij sportive është edhe në rolin e trajnerit të Vllaznisë në atletike, aty ku nga duart e tij kanë dalë sportistë të talentuar, kampionë dhe rekordmenë kombëtarë.
Ndërsa flasim për karrieren e tij sportive, nuk mund të lëmë pa përmendur kontributin e tij si pjesë e stafit të Akademisë së Futbollit Vllaznia në rolin e përgatitësit atletik.
Aktualisht, karriera e tij sportive vijon edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke qënë pjesë e një Akademie Sportive shumë të njohur në New York, por që gjithnjë mendjen e ka në Shqipëri dhe konketisht në Shkodër, për të cilën thotë se në një të ardhme të shpejte nuk është se nuk e mendon rikthimin.
Të gjitha këto, Fatjon Serhati i përcolli në intervistën e dhënë për portalin Veriu Sport.
(Video) Intervista me ish kampionin e atletikës shqiptare, shkodranin Fatjon Serhati, i cili prej 2-3 vitesh jeton në SHBA)
Gaspër MARKU