(Video) Final 4 për vajza/ Vllaznia – Partizani, finalja e madhe e edicionit 2024/2025

Vllaznia – Partizani është ndeshja finale për titullin kampion të edicionit 2024/2025 në kampionatin e futbollit të vajzave.

Të mërkurën u zhvilluan ndeshjet e dyta gjysmëfinale të kësaj faze në kategorinë e vajzave.

Vllaznia mposhti Apoloninë me rezultatin e ngushtë 3-2 në “Loro Boriçi” dhe siguroi finalen e madhe.

Në përballjen tjetër gjysmëfinale, Partizani triumfoi sërish ndaj Gramshit, duke e mundur 1-0 në stadiumin e Vorës dhe duke merituar një vend në finalen për titull.

Ndeshja finale do të luhet më 18 maj, teksa Departamenti i Garave në FSHF do të bëjë me dije së shpejti stadiumin se do të luhet ky takim.

Ekipi kampion i Kategorisë Superiore për vajza do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator të UEFA Champions League, ndërsa skuadra e renditur në vendin e dytë do të marrë pjesë në raundin para-eliminator të UEFA Ëomen’s Europa Cup

(Video) Pamje, ndeshja e dytë gjysmëfinale Vllaznia-Apolonia 3-2, futboll vajza e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”. Kuqeblutë kualifikohen në finale përballë Partizanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu