E filloi kampionatin me një shpërthim në transfertën e Laçit duke fituar 5 me 3, por më pas erdhen tre barazime radhazi që në një farë mënyre vunë në diskutim, nëse ishte rastësi suksesi i javës së parë. Por, me këtë që tregoi mbrëmjen e së hënës duke shpartalluar një kundërshtar direkt në renditje si Dinamo në “Loro Boriçi” me shifrat 6 me 3, tregoi se kjo skuadër është ndërtuar për titull dhe se fatin e Dinamos pritet ta ndjekin edhe rivalet e tjera në vazhdim.