Monday, November 25, 2024

(Video) Futboll Femra-Derbi shkodran, KF Murlani-Vllaznia 0-6. Atletik Shkodra fiton në transfertë me Skënderbeun 1-6

Lexo

Vllaznia e Shkodrës në futboll për femra vazhdon të regjistrojë rezultate pozitive, si në Kupë ku është finaliste përballë Tiranës, dhe në të njëjtën kohë edhe në kampionat. Në kuadrin e Javës së 12-të të Kampionatit  Kombëtar që është edhe java e parë për fazën e dytë, me shumë interes është pritur derbi shkodran, KF Murlani-Vllaznia.

Një derbi që jo shumë larg i luajtur mes tyre përfundoi me fitoren e thellë të Vllaznisë. Këtë radhë, bazuar edhe në deklaratat e dala nga kampi murlanas pritej një ndeshje me më shumë rivalitet. Kjo edhe për faktin e përforcimit të skuadrës së drejtuar nga Arben Parmeza në fazën e dytë me disa futbolliste braziliane.

Por, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka nuk fal në fushën e lojës ku në përfundim, shifrat janë përsëri të thella, 6 me 0 për Vllazninë. Takimi i luajtur në “Reshit Rusi” ka filluar me gol kur që në minutën e tretë është Lufo që shënon për Vllazninë. Më pas janë Doçi ndhe Berisha që shënojnë nga dy gola secila, si dhe një Gjini.

Me fitore e ka mbyllur javën e 12-të edhe skuadra tjetër shkodrane në futboll femra, Atletik Shkodra, e cila nën drejtimnin e trajnerit Elis Legata fitoi në transfertë ndaj Skënderbeut thellësisht me rezultatin 1-6. Autoret e golave për ekipin Atletik Shkodra ishin: Armoku me 4 gola, si dhe  Markaj e Krasniqi nga 1.

(Video-Pamje nga ndeshja e futbollit femra:  KF Murlani-Vllaznia 0-6)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img