Monday, October 7, 2024

(Video) Futboll Femra. Vllaznia-Kinostudio 8-0. Kuqeblutë kryesojnë kampionatin me 6 pikë . Golaverazhi 22-0

Lexo

Vllaznia-Kinostudio 8-0(Shënuese: Borçi (19’, 50’), Doçi (52’, 78’, 80, 86’), Franja 74’/Xhemollari(Au)

 Formacioni i Vllaznisë: Damiao Clementino, Curraj,Vuksani, Berisha,  Borci, Ramadani, Doçi, Franja, Pressley, Jones, Mustard(U aktivizuan: Caka, Ahamadi, Vrucaj, Mustafa). Trajner: Nikolin Leka.

Gjyqtarë: Disela Lekgegaj, Erinda Kume, Paula Shyle. I katërt: B. Dragusha-Vëzhgues Delegat: S. Zeka

Kampionati Kombëtar i Superligës së futbollit luajti të dielen ndeshjet e javës së dytë. Pas fitores në javën e parë realizuar në transfertë ndaj Egnatias me rezultatin 14 me 0, Vllaznia regjistroi fitoren e dytë radhazi. Këtë radhë në shtëpi duke mundur Kinostudion me rezultatin e thellë 8 me 0 duke fiksuar një golaverazh tejet pozitiv, 22-0.

Megjithatë, bazuar edhe në rezultatin e pjesës së parë, e cila u mbyll me avantazhin e Vllaznisë me gol të shënuar nga Klaudia Borci në minutën e 19-të, u duk se skuadra kuqeblu nuk do ta kishte të lehtë fitoren në këtë ndeshje.

Por, gjërat ndryshuan në 45 minutëshin e pjesës së dytë, sepse pas kthimit nga dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve, udhëzimet e trajnerit Nikolin Leka bënë efektin e duhur. Pesë minuta nga fillimi i kësaj pjese është Klaudia Borçi që shënon golin e dytë personal dhe dy minuta pas saj Megi Doçi e çon në 3-0 avantazhin kuqeblu.

Tashmë Vllaznia është tërësisht dominuese e ndeshjes, ku në sajë të presionit në portën kundërshtare të mbrojtur nga Ndreu, në minutën e 73-të, mbrojtësja e Kinostudios Ines Xhemollari shkakton autogol në portën e saj, dhe një minutë më pas është kapitenia e Vllaznisë, Ezmeralda Franja, e cila me golin e saj e çon në 5 me 0 avantazhin kuqeblu.

Por, nuk mjafton me kaq, sepse gjahtarja e golave, Medi Doçi do të tund edhe tre herë të tjera rrjeten kundërshtare, përkatësisht në minutat 78’, 80’, 86’ duke bërë që në vërshëllimen përfundimtare të arbitres kryesore, Disela Lekgegaj, e cila duhet pranuar se pati një përformancë shumë pozitive në administrimin e ndeshjes, rezultati të fiksohej në shifrat e thella, Vllaznia 8 dhe Kinostudio 0.

Me 6 pikët e grumbulluara, Vllaznia kryeson e vetme kampionatin, ndërkohë që për javën e tretë do të jetë mysafire në Gramsh, ku bazuar në përforcimin e kësaj skuadre për sezonin 2024-2025, e pret një ndeshje e vështirë.

(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia-Kinostudio, 8-0. Superliga futboll femra, java e dytë. Stadiumi “Reshit Rusi” Shkodër.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img