Saturday, July 27, 2024

(Video) Futboll Femra-Vllaznia mund Spartak Myjava dhe kualifikohet në turin e dytë të “Uefa Women Champions League”

Lexo

Vllaznia-Spartak Myjava(Sllovaki) 1-0 (Shënues: Jehona Shala 43′)

Vllaznia në futboll për femra ka regjistruar suksesin e radhës. Kjo ka ndodhur në ndeshjen Vllaznia-Spartak Myjava (Sllovaki) e vlefshme për “Uefa Women Champions League”. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka fiton me rezultatin 1-0. Autore e golit për Vllazninë është Jehona Shala në minuten e 43-të. Me këtë rezultat, Vllaznia kualifikohet në turin e dytë duke vijuar garën mes 32 skuadrave më të mira të Europes. Ndeshja në fjalë u luajt pasditen e së dielës së 21 gushtit në stadiumin “Pod Malim Brdom” të Petrovacit, aty ku i pranishëm ka qenë edhe presidenti i Vllaznisë së meshkujve, Alban Xhaferi si dhe nje grup i zgjeruar i tifozerisë shkodrane, mundësuar nga presidenti i Vllaznisë në futboll femra, Lazer Matija.

(Video)-Momentet e fundit te ndeshjes te luajtur sot ne Petrovac)

Gasper Marku
Petrovac-Mali i Zi-21 gusht 2022

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img