Friday, September 20, 2024

(Video) Futboll Superliga U17-KF Shkodra fiton në kryeqytet ndaj Akademisë Futbollit 0-1. Vendos goli i Arseld Hoxhajt

Lexo

17 vjeçarët e Klubit të Futbollit Shkodra i kanë bërë një mbyllje dinjitoze fazës së dytë të Kampionatit Kombëtar të Superligës U-17.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Arbion Kopliku ka triumfuar në transfertë duke sfiduar brenda në kryeqytet ekipin e Akademisë së Futbollit Tirana. 90-të minutëshin e këtij takimi e ka vendosur goli spektakolar i shënuar nga Arseld Hoxhaj në minutën e 25-të të pjesës së parë. Një gol ky që është vazhdim edhe i shumë të tjerëve të mëparshëm duke e çuar në 14-të numrin e golave të shënuar prej tij duke e bërë Hoxhajn golashënuesin më të mirë të tij kampionati

Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin e KF Shkodra 0-1, avantazh ky që qëndron në fuqi deri në minutën e 90-të duke fiksuar fitoren e merituar të klubin shkodran. Një fitore që krahas të tjerëve ka edhe meritën e portjerit Endri Lujkaj, i cili me pritjet e tij speciale u bë pengesë e sulmuesve vendas në shënimin e golit në portën e tij.

Fitorja në fjalë ka pasur vlerën e renditjes së KF Shkodra në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit duke konfirmuar formën e mirë sportive si dhe punën profesionale që bën me këtë grupmoshë trajneri Arbion Kopliku.

Suksesi i arritur sot në kryeqytet, ka marrë vemendjen e drejtuesve të KF Shkodra me në krye specialistin e futbollit Taip Piraniqi, të cilët kënaqësinë e këtij rezultati nuk kanë nguruar ta ndajnë me publikun.

“Sot per ekipin tonë U-17 Superiore drejtuar nga trajneri Arbion Kopliku ishte ndeshja e fundit e fazës së dytë. Akademia e Futbollit-KF.Shkodra 0 : 1. 0. Arseld Hoxhaj golëshënuesi më i mirë i këtij kampionati shënoj golin e 14-të. Me këtë fitore ekipi siguroi vendin e katërt. Meritë për këtë sukses kanë të gjithë djemt e ekipit, por në fitoren e sotme duhet veçuar paraqitja shume e mirë e portjerit Endri Lujkaj. Suksese ne fazen e trete!”, shkruhet në postimin zyrtar të bërë nga KF Shkodra në rrjetin social FB.

(Video: Festa e KF Shkodra U-17 pas fitores në Tiranë ndaj Akademisë së Futbollit)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img