Friday, May 17, 2024

(Intervista) Brdariç: Më pëlqeu barazimi në derbin e kryeqytetit. Fokusi tek Kukësi dhe për të ecur përpara

Lexo

Pasi ka ndjekur derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani i mbyllur në barazim pa gola, tekniku i kuqebluve, Thomas Brdariç ka pasur në dispozicion edhe një seancë tjetër stervitore për ta përgatitur skuadrën në prag të sfidës me Kukësin për javën e 24-të që do të luhet të hënën në “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 16.45. Një përballje kjo shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, të cilat të pozicionuara në vendin e tretë dhe të katërt me pikë të barabarta, do të kërkojnë shkëputjen nga njëra tjetra. Në prononcimin e dhënë 24 orë përpara ndeshjes, tekniku i kuqebluve shfaqet i qetë dhe me besim për fitore, edhe pse nuk do të ketë në dispozicion 4 titullarë.

Profesor, një sfidë vendimtare kjo me Kukësin ditën e hënë?

Për mua çdo ndeshje është deçizive. Nesër, për mua është vazhdimi i një serie ndeshjesh që duhet të fokusohemi sepse kemi kundërshtarin me pikë të njëjta në renditje. Duhet të kemi përqëndrim te ajo që ne mund të bëjmë, për të mbajtur larg Kukësin.

Përsëri shumë mungesa titullarësh edhe në këtë ndeshje, “dhimbje koke” për ju?

Nuk kam “dhimbje koke”, kam më shumë se 11 lojtarë. Nesër është një ndeshje ku secili do tregojë atë që di të bëjë më mirë, që vlen për këtë ekip. Është një punë e madhe në seancat stërvitore dhe ata janë gati kur thirren në apel.

Barazimi 0-0 në derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani, pozutiv për Vllazninë?

Më pëlqen ky rezultat. Sigurisht që nuk kemi interes për ndeshjet e tjera, por ishte një duel që u luajt në një atmosferë të mirë.

Përballja direkte me Kukësin, një shans i mirë për të lënë pas verilindorët.

Nuk kam dëshirë për fjalë, ta tregojmë në fushë që dimë të fitojmë. Lojtarët e kanë marrë planin e ndeshjes. Kampionati vijon dhe do jemi në fokus edhe pas kësaj ndeshje.

Kukësi është mundur thellësisht 5-0 nga Partizani javën e kaluar.

Nëse i jep ekipeve hapësira, në Shqipëri kanë treguar se të ndëshkojnë. Kjo i ndodhi Kukësit, që humbi përqëndrimin. Partizani i pati hapësirat dhe gjeti pesë gola.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img