(Video) Futboll Vajza/Prag finalja Partizani-Vllaznia: Trajneri Leka dhe presidenti Matija, premtojnë titullin e 12-të kampion. Të dielën, ora 19:30, në “Arena e Demave” të kryeqytetit

Vllaznia-Partizani, finalja për titull kampion në futbollin e femrave, do të luhet të dielën e 18 majit në stadiumin “Arena e Demave”. Një ndeshje, e cila do të nisë në ora 19:30, ndërsa do të vijë drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar pikërisht në RTSH Sport. Partizani vjen në këtë finale pasi ka eliminuar Gramshin me dy fitore 1-0. Kurse Vllaznia eliminoi Apoloninë pas barazimit 1-1 dhe fitores 3-2.

Për Partizanin në këtë finale do të rëndojnë mungesat e Kotares dhe Memës, të cilat u ndëshkuan me karton të kuq në gjysmëfinalen me Gramshin. Përgjithësisht Vllaznia e ka dominuar këtë sezon Partizanin, teksa në Arenën e Demave, kjo në fazën e parë, më 18 nëntor 2024 pat fituar 2-0.

Në një farë mënyre një finale që ka diferenca të mëdha mes të dy ekipeve, por që gjithsesi pritet të dhurojë spektakël në fushë dhe në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Partizani kërkon titullin e parë kampion, kurse Vllaznia është në mbrojtje të këtij trofe.

Në kampin kuqeblu ka optimizëm, siguri dhe garanci që kjo finale do të fitohet nga Vllaznia kampione në fuqi, gjë të cilën  e kanë shprehur edhe traneri Nikolin Leka dhe trajneri Lazër Matija,  prononcimet e të cilëve i dhanë pas fitores ndaj Apolonisë 3-2 dhe kualifiimit në finalen e “Final 4”, Vllaznia-Partizani.

(Video) Prononcimet e trajnerit të Vllaznisë FF, Nikolin Leka dhe presidentit KFF Vllaznia, Lazër Matija.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu