Vllaznia Futsall-Flamurtari Futsal 6-1(Shënues: Besfort Gjoklaj 6’, Ari Djepaxhia, 23’, 34’, 38’, Alsid Tafili 36’, Semir Kokaj 40’/Sokol Maze 40’)
Vllaznia Futsal: Fatos Behari, Alsid Tafili, Besfort Gjoklaj, Semir Gokaj, Ari Djepaxhia, Olsi Gjergji, Saimir Hysjeni, Alban Bashaj, Ardit Mesi, Denis Çokaj. Trajner: Arben Xhaferi
Flamurtari Futsal: Alban Shiba, Lorenc Shehaj, Karlo Klaus, Erald Leci, Xhordan Kapaj, Klark Klaus, Spajdi Qopekaj, Enea Resuli, Ani Xhyheri, Sokol Maze. Trajner Mario Karlus
Gjyqtarë: Albano Stolaj, Klejdi Shehu. Delegat i FSH Futsallës: Klajdi Përpunja. Sekretar: Ledion Ziu
Kampionatit Kombëtar i futsales, luajti mbrëmjen e së martës në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit, dy takimet gjysmëfinale të vlefshme për fazën “Final 4”. Sipas shortit përkatës, Tirana u ndesh fillimisht me Partizanin, takim i cili u mbyll me fitoren e ekipit bardheblu me rezultatin e thellë 11 me 5.
Fitore kjo që i dha Tiranës biletën e parë finaliste, ndërkohë që menjëherë pas kësaj ndeshje, në të njëjtën fushë, në program ishte gjysmëfinalja tjetër, Vllaznia-Flamurtari. Një ballafaqim ky shumë interesant mes këtyre dy skuadrave, të cilat që të dyja synonin finale.
Ndonëse në dy ballafaqimet e kampionatit, vlonjatët kishin dalë dy herë fitues, këtë herë ndodhi e kundërta. Në fushën e lojës ishte një Vllazni krejt tjetër, ku falë një përgatitjeve plot përkushtim në procession stërvitor, nën drejtimin e trajnerit Alsid Tafili dhe drejtorit teknik Arben Xhaferi, kuqeblutë dominuan tërësisht takimin.
Sinjali i parë i kuqebluve ishte një gjuajtje potenten me të majtën e tij dhënë nga Gokaj, që tronditi pingulen e djathtë të portës vlonjate mbrojtur nga Alban Shiba. Dhe, menjëherë, nuk vonon, dhe në të gjashtën minutë del në dritë goli i parë i shënuar me autor Besfort Gjoklaj.
Vlonjatët kanë rastin më të mirë për të barazuar rezultatin në minutën e 20-të, por penalltinë e akorduar nga arbitri Albano Stolaj në favor të Flamurtarit, të ekzekutuar nga ana e Lorenc Shehajt, e pret portjeri shkodran Fatos Behari duke bërë pjesa e parëtë mbyllet me avantazhin e Vllaznisë 1-0.
E dyta është fotokopje e pjesës së parë, sepse tre minuta nga fillimi, Vllaznia gjen golin e dytë, këtë radhë me anë të Ari Djepaxhisë.
Pas avantazhit, 2-0, gjithçka është nën kontroll të Vllaznisë, e cila jo vetëm që mbrohet mjaft mirë nga sulmuet e shpeshta të Flanurtarit, vijon të shënojë, fillimisht me Djepaxhinë golin e tretë, më pas edhe me kapitenin Alsid Tafili, përsëri me Djepaxhinë që regjistron tripletë individuale në këtë ndeshje dhe të gjashtin e shënon Semir Gokaj.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Fllamurtari, edhe pse realisht pati volum loje, arriti të shënojë vetem një gol në fund të takimit, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e thellë dhe të merituar të Vllaznisë, me rezultatin 6-1.
Fitore kjo qe e kualifikon skuadrën shkodrane të futsales në finalen e madhe për titullin kampion duke gjetur Tiranën rivale, e cila nga ana e saj eleminoi në gjysmëfinale Partizanin me rezultatin 11-5. Finale kjo, e cila është përcaktuar të luhet ditën e dielë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit.
(Video) Vllaznia futsal-Flamurtari futsal, pjesa e parë dhe e dytë. Transmetim Veriu Sport-me koment.
Gaspër MARKU