Vllaznia Futsal-Partizani Futsal 15-9(Shënues: Gjoklaj 5, Hyseni 3, Tafili 2, Lekaj 2, Gjergji 2, Dani 1/ Tepshi 2, Ndreu 2. Muhamed Tafili 2, Leci 2, Shiba 1)
24 gola ka prodhuar ndeshja në mes Vllaznisë dhe Partizanit e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futsales, duel ky i luajtur mbrëmjen e së dielës në Shkodër emocionet e të cilit patët rastin t’i ndiqni në transmetimin e drejtpërdrejt që Veriu Sport bëri nga pallatin e sportit “Qazim Dervishi” i Shkodrës nga ora 20:00. Ndër to, 15-të kanë shkuar në portën e Partizanit dhe 9-të në atë të Vllaznisë duke fiksuar rezultatin përfundimtar 15 me 9 në favor të skuadrës kuqeblu.
Referuar ecurisë së takimit, duhet thënë se entuziasmi i fitores së javës së kaluar 5-3 ndaj Flamurtarit, e ka shoqëruar Vllazninë edhe në përballjen e sotme ndaj Partizanit. Në fakt, pjesa e parë ka pasur një barazpeshë duke regjistruar disa barazime radhazi për të shkuar në dy minutta e fundit të kësaj pjese kuqeblutë dy herë radhazi duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh me rezultatin 7-5.
Pas pushimit mes dy pjesëve, Vllaznia drejtuar nga trajneri Arben Xhaferi, shfaqet më dinamike në fushën e lojës, duke mos vonuar të vijnë golat e njëpasnjëshëm në portën e Partizanit.
Për t’u theksuar është se krahas Gjoklajt tashmë i spikatur si golashënues i aftë, që në këtë ndeshje tundi pesë herë rrjetën kundërshtare, golat e tjerë patën një shpërndarje edhe në futbollistët e tjera, 3 Hyseni, nga 2 Tafili, Lekaj dhe Gjergji, si dhe një Dani.
Ndër to, vemendje morën dy golat e shënuar nga portjeri Olsi Gjergji, i cili duke nuhatur boshatisjen e portës kundërshtare, ku portjeri Shiba ishte në mbështetje të sulmit të skuadrës së tij, goditjet e tij nga porta në portë shkojnë në rrjetën e Partizanit.
Përpos fitores së merituar me shifrat 15 me 9 që e ngjitë Vllazninë në vendin e dytë me 14 pikë të grumbulluara, një tjetër anë pozitive e Vllaznisë në këtë ndeshje ishte edhe besimi që trajneri Arben Xhaferi i dha elementit të ri duke pasur në fushën e lojës për shumë minuta Rei Boshtin, Eglis Danin, Donald Ujkën, për të mbërritur tek 16 vjeçari Sidrit Xhaferi, që me lëvizshmërinë karakteristike dhe veprimet teknike me topin, mori duartrokitje nga tifoëria e pranishme në pallatin e sportit “Qazim Dershi” duke dhënë garanci për të ardhmen e tij në shërbim të kuqebluve.
(Video) Futsal K. Kombëtar, Vllaznia-Partizani 15-9. Pjesa e dytë e plotë, transmetim me koment i Veriu Sport.