Monday, May 6, 2024

(Video) Vllaznia-Besëlidhja 71-86. Kuqeblutë e koshit humbin në shtëpi me lezhjanët kryesues të Superligës së meshkujve

Lexo

Vllaznia-Besëlidhja 71-86(19-22, 13-23, 19-22, 20-19)

Vllaznia-Besëlidhja, ishte ndeshja e javës së 18-të të Kampionatit Kombëtar të basketbollit e vlefshme për Superligën e meshkujve. Kuqeblutë e koshit nuk kanë arritur të përballojnë forcën e skuadrës lezhjane, e cila e drejtuar nga trajneri shkodran Afrim Bilali, vazhdon të jetë e pamposhtur në këtë kampionat.

Ndeshja e luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, e cila u përcoll në një transmetim të drejtpërdrejtë me koment nga Veriu Sport, nisi më mirë për Vllazninë, e cila arriti të kryesojë deri në minutën e tetë të periodës së parë, atëherë kur Besëlidhja tregohet më e saktë duke shënuar pikët vendimtare, gjë që i sjellin fitoren e kësaj periode, 19-22

Perioda e dytë është tërësisht nën diktatin e lezhjanëve, të cilët, duke fituar këtë period me dhjetë pikë direfemrcë, 13-23, arrijnë ta mbyllin pjesën e parë me shifrat 51-67.

Perioda e tretë është fotokopje e së parës, ku pasur një shkëndojë të Vllaznisë, por Besëlidhja e mbyll edhe këetë period me fitore, 19-22.

Dhjetë minutat e periodës së katërt dhe të fundit të ndeshjes janë më të mira për Vllazninë. Ndërhyrjt e trajnerit Damian Bekteshi bëjnë që diferanca e lezhjanëve të shkurtohet deri në dhjetë pikë, gjë që shqetëson kampin lezhjanë që duke përfituar edhe nga disa gabime të Vllaznisë rifiton qetësinë. Edhe pse Vllaznia arrin ta fitojë këtë period të katërt, 20 me 19, e gjithë ndeshja mbyllet me fitoren e merituar të Besëlidhjes me shifrat 71 me 86.

Në këtë mënyrë, skuadra lezhjane vazhdon të regjistrojë vetëm fitore duke mos pësuar asnjë humbje dhe me të drejtë kryeson tabelën e klasifikimit me objektivin e shpalljes kampion.

Ndërkohë, për Vllazninë, ka vend për analizë, sepse për hirë të së vertetës, në këtë ndeshje gabimet ishin të shumta në shumë elementë të lojës, që për të pretenduar më lart duhen përmirësuar lufta në tabelë, pasimet si dhe gjuajtjet nga distance për tre pikë.

(Video) Ndeshja e plotë, Vllaznia-Besëlidhja, pjesa e parë dhe e dytë. Transmetim i Veriu Sport me koment.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img