Federata Shqiptare e Gjimnastikës ka organizuar në qytetin e Beratit garat kombëtare të “Kupës së Republikës” në disiplinën e Gjimnastikës Artistike, për kategorinë e grup-moshave për femra dhe meshkuj.
Mes shumë ekipeve pjesmarrëse për çdo grup-moshë nga Shoqata e Klube të ndryshme, konkurues ishte edhe ekipi shkodran, Gjimnastika Vllaznia. Ekipi, që drejtohet nga trajneri Izmir Kashi dhe kolegët e tij, Shpresa Salja dhe Latif Kashi, ky i fundit një ish gjimnast kampion me Vllazninë, traditën e të cilit tashmë e ka marrë i biri, Izmiri si trajner i parë, u prezantua me gjimnastët e tij në të gjitha disiplinat e konkurimit, për femra dhe meshkuj.
Falë një përgatitje cilësore dhe sistematike në proçesin stërvitor, gjimnastët e ekipit Gjimnastika Vllaznia ishin më të mirët e aktivitetit. Ndër to, figurën më të mirë sportive e kanë bërë Maria Zefi e moshës 7-8 vjeçare, Mishela Bitanji e moshës 9-10 vjeçare, Merili Islami e moshës 11-12 vjeçare, Klea Marku mosha 13-14 vjeçare, të cilat u shpallën kampion në grupmoshat e tyre për femra.
Titujt kampion në grupmoshat e tyre në konkurimin individual, i fituan edhe gjimnastët meshkuj: Paulo Zefi, mosha 10-11 vjeçare, Eduard Zefi mosha 12-13 vjeçare.
Figurë të mirë sportive bënë edhe gjimnastët e tjerë shkodranë, Gresa Dragani vendi i dyte për moshën 15 vjeçare, Sara Moleci, vendi i trete mosha 13-14 vjeçare, për femra, si dhe për meshkuj, Oerdi Metani vendi i trete për moshën 10-11 vjeçare dhe Kristi Marku vendi i trete për moshën 12-13 vjeçare
Rezultatet teknike të ekipit Gjimnastika Vllaznia:
Femra
Mosha 7-8vjec
Maria Zefi vendi i pare
Mosha 9-10 vjec
Mishela Bitanji vendi i pare
Mosha 11-12 vjec
Merili Islami vendi i pare
Mosha 13-14vjec
Klea Marku vendi i pare
Sara Moleci vendi i trete
Mosha 15+
Gresa Dragani vendi i dyte
Meshkuj
Mosha 10-11
Paulo Zefi vendi i pare
Oerdi Metani vendi i trete
Mosha 12-13
Eduard Zefi vendi i pare
Kristi Marku vendi i trete
(Video) Pamje nga garat e Kupës së Republikës në Gjimnastikën Artistike zhvilluar në qytetin e Beratit