Monday, November 25, 2024

(Video) Historike-Boks Femra/Zhvillohet në Shkodër ndeshja e parë e Kampionatit Kombëtar. Arba Kuçi e Vllaznisë mund Marsela Shimaj të Flamurtarit

Lexo

Në qytetin e Shkodrës po zhvillohen këtë fundjavë Kampionatet Kombëtare të Boksit për moshat U-16 dhe U-18, si dhe Kupa e Shqipërisë për të rritur. Por, ndërkohë pjesë e këtij aktiviteti është edhe Kampionati Kombëtar i Boksit për të femra.

Në praninë e publikut shkodran, gjyqtarisë qëndrore si dhe me prezencen e vetë Presidentit të Federatës Shqiptare të Boksit, Florent Kalivopulli, në ring janë ngjitur dy boksieret e para shqiptare, Arba Kuçi e Vllaznisë dhe Marsela Shimaj e Flamurtarit të Vlorës.

Ndeshje kjo e vlefsshme për peshën deri në 51 kg, që fikson edhe të parin duel të boksit për femra, duke u futur në histori si kampionati i parë i Boksit për femra. Të shoqëruar nga trajnerët e tyre, Arba Kuçi, nga Jetmir Kuçik që është edhe babai i vetë boksieres, si dhe nga ana tjetër, boksierja kundërshtare Marsela Shimaj kishte për trajnere Elsidita Selaj, dy boksieret kundërshtare boksuan në tre raunde emocionuese ku në fund gjyqtaria shpalli fituese boksieren e Vllaznisë Arba Kuçi, e cila kështu shpallet kampionia e parë e boksit në Shqipëri.

Në këtë mënyrë, krahas futbollit të meshkujve si dhe atij të femrave, që pikënisjen e kanë nga Shkodra, qyteti verior i Shkodrës merr autorësinë e ndeshjes së parë të kampionatit Kombëtar të  boksit për femra,  duke u futur në histori edhe për këtë lloj sporti.

(Video) Ndeshja e plotë e boksit për femra, pesha 51 kg, Arba Kuçi e Vllaznisë-Marsela Shimaj e Flamurtarit, fituese Kuçi.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img